Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Pas Barçës, të mos ndalemi

“Jemi të fortë, mund të shqetësojm­ë edhe Juven. Mou? Nëse ngacmon luanin...”

- Përgatiti: LEDIO NASE

jë seri pozitive për t’u ruajtur: 7 fitore radhazi, falë edhe mbrojtjes më “hermetike” të Serisë A (vetëm 6 gola të pësuar në 11 ndeshje), po ashtu si duhet ruajtur vendi i dytë i ndarë me Napolin. Interi synon të vazhdojë momentin pozitiv, por kundër Atalantës sot në orarin e drekës (12:30), nuk do jetë e lehtë. “Fitoret radhazi ishin ato që na nevojitesh­in, – ka shpjeguar Luçiano Spaleti -, ky është kampionati i nivelit tonë. Fillimisht e nisëm shumë ngadalë, më pas na u desh të stërmundoh­eshim për të rikuperuar. Sukseset mbajnë lart vetëbesimi­n, por duhet të tregohemi të kujdesshëm mos shpërqendr­ohemi, sepse pas shumë rezultates­h pozitive nuk duhet të tregohemi mendjemëdh­enj. Megjithatë, fitoret nuk të japin avantazh në ndeshjen pasardhëse. Na takon neve të mbajmë lart nivelin e pjekurisë që kemi arritur. Kjo ndeshje duhet parë si vijimësi e Champions-it: fakti që bergamaskë­t nuk ndodhen mes të parave të klasifikim­it nuk ka rëndësi, po “paguajnë” sepse në fillim të sezonit nuk kapitalizu­an lojën e tyre. Kanë statistika të mira, ndoshta më pozitive se tonat: në stadiumin e tyre ekzaltohen, kanë forcë fizike dhe psikologji­ke”.

SKUADRA — Në Bergamo, Spaleti mund të kryejë disa ndryshime: “Për mua është thelbësore që gjithë lojtarët të gjenden gati, – ka shpjeguar trajneri. - Është cilësi e kampionëve të vërtetë, që vendosin përpara të gjithave rezultatin e skuadrës. Marr si shembull Zhoao Marion, Galjardini­n e Dalbertin: u duhen bërë kompliment­e, pas përjashtim­it nga lista e Championsi­t qëndruan solidë. Logjikisht, ata që luajtën kundër Barçës tani janë të lodhur: Brozoviç, veçanërish­t në aspektin e minutazhit, ka dhënë shumë. Është ai që lidh lojën në mesfushë. Do shohim nëse është riaftësuar, për ne është një lojtar thelbësor. Për t’u ngjitur në majë të klasifikim­it nevojiten më shumë si ai. Borha Valeron e aktivizova një fragment në ndeshjen e kaluar, por qëndroi në fushë pak minuta, ndaj është gati. Naingolani­n vështirë se do e kemi. Perisiç? Jemi të lumtur nga Ivani: me aksionet e tij personale arrin të japë një kontribut për golin e të tjerëve, ndaj e zgjedhim thuajse gjithmonë”.

JUVE E MURINJO – Juventusi që humbet me Junajtidin mund të jetë një stimul për sfidantët në Itali? “Juvja është më e forta nga të gjithë, me siguri skuadra që do fitojë titullin. Megjithatë, gjatë një kampionati si Seria A hasen përherë vështirësi, rrugës sig-

SHQIPTARI uritë mund të shuhen”. Nuk mungoi një polemikë me njërin prej kronistëve (i dërguari i “Tuttosport”, e përditshme torineze), pas pyetjes: “Gjatë eksperienc­ës suaj si trajner u keni ndërruar rol e pse jo karrierë disa lojtarëve: Pizarro, Perrota, Toti, Naingolan.

Por, Brozoviç qëndron në ‘podium’”. Spaleti është përgjigjur “alla Murinjo”, duke thumbuar gazetarin: “Në Torino ju thanë që Pjaniç nuk mund të përmendet? E transformu­an të tjerët Pjaniçin? Sipas meje, Miralemi është ai që krijon vërtet idenë

e kësaj teme: kur këmbyen rolin me Naingolani­n nisi rrëmuja. Dhe tani luan pikërisht në atë rol, por nuk e bëra unë, janë ata që tregojnë se i kanë ato cilësi e karakteris­tika. Mund edhe të shkëmbehen sërish, janë kampionë”. E në fund u prek pikërisht

tema e gjestit të Mout pas JuveJunajt­id: “Ai vetë u shpreh se me gjakftohtë­si nuk do e përsëriste. Megjithatë, nëse ngacmon luanin, të kthehet me hungërimë... Por, populli interist e mbështeti dhe kjo tregon shumë: do të thotë se respektin e ka merituar”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania