Panorama Sport (Albania)

Berisha titullar, përballet me “fantazmat” e 7-1...

-

“Them vetëm që do i besoj Berishës, nuk zbuloj asgjë tjetër”. Me këtë frazë, Gasperini, trajneri i Atalantës, ka “zyrtarizua­r” praninë e portierit shqiptar në kuadratin e skuadrës së tij. Herën e fundit, Etriti arriti të ndalë skuadrën e Luçiano Spaletit në barazim 0-0, më 14 prill të këtij viti. Por, në 3 sfidat përpara saj, është ndëshkuar plot 10 herë nga Interi. Nuk ka harruar, me siguri, disfatën 7-1 të dy sezoneve më parë: ishte 12 marsi i 2017-ës, Berisha iu dorëzua tripletave të Ikardit e Banegës dhe golit të Galjardini­t. Më 19 nëntor të 2017-ës Interi fitoi 2-0: dopietë e Ikardit. Në rastin më “të mirë” bergamaskë­t fituan 2-1 (më 23/10/2016), ku Etriti u ndëshkua vetëm një herë nga Eder. Por me formën e këtij Interi, sot do ketë me siguri një detyrë akoma të vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania