Panorama Sport (Albania)

Perisiç ka “humbur”, Spaleti e “ndihmon” me 4-3-3

-

Nga Botërori rus, ku me Kroacinë shkëlqeu, është kthyer një tjetër lojtar: Ivan Perisiç nuk është, momentalis­ht, “Ivani i Tmerrshëm”. Krahasuar me 11 ndeshjet e para të kampionati­t të kaluar (por ka luajtur më pak minuta, 779 kundër 990), sulmuesi ka përparuar vetëm në aspektin e krosimeve (63 me 54). Por, nuk shënon prej dy muajsh (1 shtatori, në Bolonjë) dhe është ndalur në dy gola (nga 4 në 11 javët e një sezoni më parë); qëndron prapa në asiste ( 2 me 5), goditje në portë ( 8 me 12), goditje totale (31 me 37), raste të krijuara (19 me 27) dhe driblime të sakta (8 me 11). Ndoshta edhe për këtë Spaleti po vendos të kalojë te moduli 4-3-3, për ta pasur më pranë zonës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania