Panorama Sport (Albania)

Arsenali ka frikë se ka humbur sezonin

-

Arsenali ka frikë se sezoni për Deni Uellbekun ka përfunduar, ndërsa doktorët po mendojnë opsionin e operacioni­t të kaviljes së djathtë, të cilën sulmuesi e dëmtoi shumë rëndë të enjten në Ligën e Europës kundër Sporting Lisbonës. Ai do të bëjë edhe një rezonancë magnetike përpara se të merret vendimi përfundimt­ar. Doktorët po presin që kavilja të çënjtet për të kuptuar diagnozën përfundimt­are, por dyshimet janë se Uellbek ka pësuar një thyerje, nxjerrje dhe këputje ligamenti. "Topçinjtë" e Emerisë rikthehen në fushë sot përballë Uolverhemp­tonit, një skuadre ndaj së cilës nuk janë mundur në 19 ndeshjet e fundit, si në kampionat ashtu edhe në kupë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania