Panorama Sport (Albania)

Klop: Të dënohet kush ka thyer rregullat e "Fair Play Financiar"

-

Jyrgen Klop kërkon nga UEFA që të ndëshkojë çdo klub që thyen rregullat e "Fair Play Financiar". Trajneri i Liverpulit u pyet në lidhje me dopingun financiar, për të cilin akuzohet Siti pas dosjes së zbuluar në "Der Spiegel". "Kam dëgjuar për këtë histori, por nuk e kam lexuar ende. Është e vështirë të komentoj, por ajo që mund të them në përgjithës­i është se FFF është diçka shumë e mirë. Kam dëgjuar që PSG dhe Siti janë të përfshira. Nëse dikush është fajtor, UEFA duhet të reagojë", tha 51- vjeçari në konferencë­n për shtyp përpara sfidës që do të ngrejë siparin e ndeshjeve të sotme ( në orën 13: 00 Liverpul- Fulham). Fitorja e vetme e këtyre të fundit në Mersejsajd në 54 ndeshjet në kampionat kundër Liverpulit dhe Evertonit ka qenë ajo e majit 2012 në "Anfield", ndërsa bilanci është 11 barazime dhe 42 humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania