Panorama Sport (Albania)

Sarri kujdes me Hazardin, por me më të mirët kundër Evertonit

-

Mauricio Sarri pritet të rikthejë peshat e rënda në fushë kundër Evertonit, të cilët ai i kurseu gjatë ndeshjes së të enjtes kundër BATE-s. Mes tyre është natyrisht edhe Eden Hazard (luajti vetëm 62 minuta), edhe pse trajneri italian ka dyshime nëse belgu mund t'i përballojë 90 minutat. "Shpina e tij është shumë mirë, por sigurisht që ai duhet të përmirësoj­ë kondicioni­n e tij fizik. Ndërpreu çdo aktivitet për 10- 12 ditë edhe është e rëndësishm­e që të ketë minuta në fushë në mënyrë graduale", tha tekniku italian. Fitorja e vetme e Evertonit në fushën e Çelsit në Premier Ligë ka ardhur në nëntorin e vitit 1994. Blutë e Londrës nuk mposhten në 23 takimet pasardhëse në "Stamford Bridge" (13 fitore, 10 barazime). Evertoni nuk fiton në 28 vizitat e fundit në kampionat dhe kupë në këtë stadium: 11 barazime, 17 humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania