Panorama Sport (Albania)

“Vinicius bën histori, Kristiano...”

-

Roberto Karlos vlerëson Viniciusin dhe i jep një “shuplakë” Kristiano Ronaldos. Ish- mbrojtësi brazilian thotë se lojtari i Realit do të bëhet një nga më të mirët në botë, ndërsa për portugezin thotë se nuk mund ta fitojë Championsi­n i vetëm te Juventusi. “Kam gjithmonë shpresën dhe dëshirën që lojtarët brazilianë të vijnë në Europë dhe të bëhen nga më të mirët në botë. Vinicius është shumë i ri dhe sapo u largua nga Flamengo. Ka eksperienc­ë për të luajtur në Europë dhe është një lojtar modern dhe i përgjegjsh­ëm. Ai mund të bëjë histori te Reali i Madridit”, tha fillimisht Roberto Karlos. Më tej, mendimi i tij për Kristianon. “Ronaldo është një ikonë dhe Juventusi është forcuar shumë me të, por e pamë se si humbi me Mançesteri­n. Kjo do të thotë se në futbollin modern nuk mund të fitojë gjithmonë skuadra më e mirë dhe vetëm individi. Duhen shumë ekuilibra për të arritur objektiva”, përfundoi Roberto Karlos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania