Panorama Sport (Albania)

Solari mbron kapitenin Ramos: Ai e ka thyer hundën disa herë

-

Në prag të ndeshjes me Selta Vigon, trajneri Santiago Solari ka marrë në mbrojtje Ramosin dhe ka këshilluar Bejlin që të vazhdojë të rritet në lojën e tij. Numri një i “galaktikëv­e” e di vështirësi­në e kësaj sfide, por kërkon që të vazhdojë me rezultatet pozitive. RAMOS-“Kapiteni ynë është i ndershëm. Kush ka luajtur futboll, e di që në këtë sport ka kontakte. Kur përplasen lojtarë që peshojnë nga 80 kilogramë dhe janë në maksimumin e shpejtësis­ë, atëherë do të ndodhin edhe dëmtime. Por asnjë lojtar tjetër nuk e ka thyer hundën më shumë se Serxho Ramos. Ai e ka thyer 3 herë dhe e di mirë çfarë do të thotë. Nuk e bën me qëllim”.

E KATËRTA- “Tri pikët janë më të rëndësishm­e sesa fitorja e katërt radhazi. Kemi një rival shumë të fortë dhe të vështirë. Duhet të jemi seriozë në fushën e lojës”.

STRATEGJIA- “Sigurisht që dua t’u jap minuta të gjithë lojtarëve të skuadrës. Nuk e di pse më përpara nuk kanë pasur minuta. Odriozola dhe Reguilon kanë bërë shumë mirë. Të gjithë e dimë çfarë do të thotë Reali”.

BEJL- “Më pëlqen në të dyja krahët e fushës, si majtas ashtu edhe djathtas. Mund të luajë edhe si sulmues i dytë, ose i parë. Por mund të bëjë edhe mbrojtësin e krahut. Ai duhet të jetë protagonis­t sa herë zbret në fushë. Në gjuhën tonë e quajmë të hajë fushën me dhëmbë...”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania