Panorama Sport (Albania)

Xheri Mina

-

Pas një kalvari të gjatë dëmtimesh, Xheri Mina është rikuperuar plotësisht dhe mund të luajë si titullar kundër Çelsit. Në një deklaratë për “Telegraph”, mbrojtësi kolumbian tregon momentet e vështira te Barcelona. “Kaloja shumë kohë për t’u stërvitur i vetëm për të kapur formën dhe për të kuptuar skemat. Doja të isha gati kur trajneri të më jepte shansin, por kjo nuk ndodhi kurrë. Por kur nuk ke mundësi të tregosh vlerat, gjithçka duket më e vështirë”, tregon Mina.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania