Panorama Sport (Albania)

"Luajta i sëmurë, duhej të kisha dalë më herët"

-

Mats Humels zbriti i sëmurë në fushë, por nuk mundi dot të sakrifikon­te më shumë se 65 minuta për skuadrën e tij dhe u zëvendësua me Niklas Zylen. "U sëmura sot", tha qendërmbro­jtësi i Bajernit të Mynihut, i cili fajësoi pikërisht një të ftohur për arsyet pse nuk ishte në ditën e tij më të mirë kundër Dortmundit. "Kështu që, ta luaje ndeshjen i ftohur u bë shumë e vështirë. Kokës sime i duhej shumë kohë për të reaguar në situata të caktuara dhe ju mund ta vinit re këtë me dy topa të humbur. Kjo ishte e tmerrshme, kështu që thashë nuk ka më kuptim që unë të qëndroj në fushë. Aktivizimi im në këtë ndeshje ishte një situatë 50 me 50 dhe trajnerët ishin në dijeni pa dyshim. Jam i zemëruar me veten që nuk u thashë që në pushimin e pjesës së parë që do të dal". Pastaj Humels komenton edhe ndeshjen e skuadrës së tij: "Ishte gjithçka memece dhe e paqartë. Ne luajtëm mirë për një kohë të gjatë. Goli i tyre i barazimit 22 erdhi nga asgjëja, por e hapi plotësisht ndeshjen. Pastaj ne morëm kontrollin e ndeshjes, ndërsa Dortmundi pati shumë raste përmes kundërsulm­it, ndërsa ne i krijuam ato gjatë kontrollit të topit".

 ??  ?? Sikur të mos mjaftonte goli i tretë dhe i nokautit i pësuar nga Dortmundi, shefat e Bajernit morën edhe një dush të ftohtë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nga tifozët e Dortmundit pas golit të Pako Alkaserit. Presidenti Hënes dhe shefi i bordit Rumenige kërcyen nga ndenjëset e tyre në minutën e 73-të, pasi aksidental­isht gjatë festës në tribunën VIP, një gotë birre u derdh mbi ta.
Sikur të mos mjaftonte goli i tretë dhe i nokautit i pësuar nga Dortmundi, shefat e Bajernit morën edhe një dush të ftohtë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nga tifozët e Dortmundit pas golit të Pako Alkaserit. Presidenti Hënes dhe shefi i bordit Rumenige kërcyen nga ndenjëset e tyre në minutën e 73-të, pasi aksidental­isht gjatë festës në tribunën VIP, një gotë birre u derdh mbi ta.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania