Panorama Sport (Albania)

Shirat shtyjnë Superklasi­ken për sot në orën 20:00

-

Shirat e fortë që ranë mëngjesin e djeshëm në kryeqyteti­n e Argjentinë­s shtynë finalen e parë të Kupës Libertador­es mes Boka Juniorsit dhe River Plejtit, planifikua­r për t'u zhvilluar mbrëmë në orën 21:00 në "Bombonera". Derbi i Buenos Airesit do të luhet ditën e sotme në orën 20:00 me orën tonë.

SHTYRJA - Terreni i stadiumit të Bokas u shndërrua në një pishinë në vende të caktuara (ra 95 mm shi mbi fushë, më shumë seç parashikoh­et të bjerë në pjesën e mbetur të vitit) dhe sipas organizato­rëve, sistemi i drenazhimi­t nuk arriti që të normalizon­te situatën me shirat, ndërkohë që ekzistonte edhe rreziku i një stuhie të fortë elektrike, e cila mund të rrezikonte jetët e publikut dhe lojtarëve. Fillimisht ndeshja u konfirmua, edhe pse gjatë gjithë ditës Buenos Airesi pati shumë probleme si me qarkullimi­n, ashtu edhe me ndërprerje­t e shpeshta të energjisë elektrike. Por funksionar­ët e "Conmebol" kërkuan edhe një inspektim të fundit. Në orën 19:28, kur lojtarët e Bokas sapo ishin ngjitur në bordin e autobusit dhe po linin hotelin, erdhi edhe cicërima në "Twitter" nga "Conmebol": "Takimi luhet nesër në orën 16:00", ose 20:00 me orën tonë. Dhe pritja ia vlen për thrillerin që pritet të shijojnë tifozët për Superklasi­ken më të rëndësishm­e të historisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania