Panorama Sport (Albania)

Lëv: Ja pse e lashë jashtë Boatengun

-

Në dy ndeshjet e radhës së Gjermanisë, Joakim Lëv la jashtë grumbullim­it në mënyrë surprizë Zherom Boatengun. Dhe në pushimin e Dortmund-Bajern, trajneri i kombëtares sqaroi për "Sky" vendimin e tij. "I thashë që të merrte një pushim. Është e rëndësishm­e që ai të rikthehet 100% i gatshëm përsëri". "Pancerat" do të luajnë kundër Rusisë dhe Holandës edhe pa portierin Mark-Andre Ter Shtegen. Ndërsa i pyetur edhe për mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Mario Gëces në kombëtare, Lëv tha: "Një ftesë tani do të ishte shumë shpejt. Ai ka nevojë për faza më të gjata që të jetë konstant. Vetëm atëherë do të rikthehet një temë për ta diskutuar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania