Panorama Sport (Albania)

Favre: Ndeshje e çmendur, s'jemi ende favoritë

-

Lusien Favre nuk e pranon petkun e skuadrës favorite dhe e shmang atë me elegancë, edhe pse Dortmundi i tij e konsolidoi kreun pas triumfit përballë rivalëve direkt. "Ishte një ndeshje e çmendur. Bajerni e nisi fort. Ne e humbëm menjëherë topin falë presingut të Bajernit. Por unë kisha ndjesinë se ata nuk do vazhdonin ta ruanin ritmin e 30 minutave të para. Në pjesën e parë ishim me fat që shkuam në dhomat e zhveshjes në disavantaz­h vetëm të një goli. Rojs mund ta kishte shënuar golin e barazimit 2- 2 më herët, por ai nuk e humbi qetësinë dhe arriti të shënojë përsëri. Edhe psikologji­kisht reaguam në mënyrë fantastike", tha tekniku zviceran. Në lidhje me temën e titullit dhe diferencën e 7 pikëve përpara Bajernit, Favre komentoi: "Ne duhet të korrigjojm­ë ende shumë gjëra, si për shembull çështjen e kundërsulm­eve. Ka ende shumë për t'u përmirësua­r". Por ai ka një armë shumë të fortë, stolin. Dortmundi ka shënuar 18 gola me lojtarët që kanë ardhur nga pankina këtë sezon në të gjitha kompeticio­net dhe ato janë 10 më shumë se çdo skuadër tjetër në 5 kampionate­t kryesore të Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania