Panorama Sport (Albania)

Partizani tjetër shuplakë Teutës, Goga thyen Vllazninë

Skuadra e Fagut fiton sërish ndaj durrsakëve

- ANARILDO ALIA

artizani konfirmohe­t si “mace e zezë” për Teutën në këtë sezon, duke u shkaktuar bregdetarë­ve humbjen e dytë sezonale. Ekipi i Arben Fagut mori një fitore me shumë vlera në Durrës me rezultatin 78- 74. Ndeshja nis me skuadrat që përpiqen të realizojnë, ku Jani pas 1 minutë e gjysmë lojë realizon 2 pikët e para për miqtë. Perioda e parë sheh dominimin e kryeqyteta­sve, të cilët realizojnë vazhdimish­t dhe në sy bie dyshja Lekdreaj-Strazimiri, ndërsa Teuta ka vështirësi të shprehet në lojë. Në periodën e dytë janë sërish kryeqyteta­sit që ecin përpara, me Gjyzelin dhe Gjonajn që ndëshkojnë durrsakët. Për bregdetarë­t janë Kops dhe Uilson që përpiqen të bëjnë diçka. Pjesa e parë mbyllet me Partizanin që sheh veten plot 12 pikë para. Pjesa e dytë nis me tjetër panoramë dhe tjetër histori, ku në periodën e tretë është Teuta që pushton parketin dhe me ndihmën e tifozërisë gjen forcën për të reaguar dhe është Gorea që e merr skuadrën e tij për dore, duke ngushtuar diferencat menjëherë. Partizani reagon në fund dhe gjen pikët me anë të Lekndreajt dhe Gjonajt, i cili në aspektin personal është më i miri për të tijtë. Perioda e katërt nis me Teutën - 8pikë dhe gjithçka ndizet kur Gorea arrin të realizojë dy trepikësh radhazi dhe dërguar diferencat në -2. Partizani humbet dhe nuk jep shenja jete për thuajse 3 minuta. Momenti ideal që vendësit mund të shfrytëzon­in, por nuk arrijnë të bëjnë përmbysjen e madhe dhe pse e dërgojnë shifrat në vetëm një pikë diferencë. Në momentin më të dobët të Partizanit rizgjohet Gjonaj që hedh në parket Teutën. 7 pikë radhazi për të dhe Partizani e sheh vetën +8. Teuta përpiqet, por nuk ka më kohë dhe takimi përfundon me rezultatin 74-78.

GOGA-VLLAZNIA. Ekipi privat nga Durrësi arrin të regjistroj­ë fitoren e pestë në kampionat, duke fituar thellësish­t 131-86 ndaj Vllaznisë së vendit të fundit. Një ndeshje e dominuar në çdo aspekt nga Goga Basket, që tashmë me këtë sukses renditet në vend të parë falë pikavarazh­it më të mirë se Partizani. Të katërta periodat e ndeshjes dominohen nga vendësit dhe diferenca në parket ndërmjet dy skuadrave është shumë e madhe. Për Vllazninë kjo ishte humbja e gjashtë sezonale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania