Panorama Sport (Albania)

Erzeni ruan kreun, Vllaznia s’njeh humbje

-

Dje u luajtën ndeshjet e javës së 7-të në volejbolli­n e meshkujve dhe ishte një ditë që nuk pati asnjë surprizë ku të gjitha skuadrat që shikoheshi­n si favorite, arritën të merrnin fitore.

ERZENI – SKËNDERBEU. Kampionët në fuqi të Shqipërisë nuk falën në shtëpinë e tyre, duke mposhtur Skënderbeu­n 3-0 dhe vijojnë ta ruajnë vendin e parë në klasifikim. Djemtë e Arben Sakos kanë më tepër kualitet se miqtë. 25-22 përfundon seti i parë në favor të shijakasve. Në setin e dytë vendësit shpërthejn­ë në lojë, duke fituar 25-15. Skënderbeu përpiqet të reagojë në setin e tretë, por është sërish Erzeni që fiton edhe në këtë set 25-21, duke e mbyllur të gjithë sfidën 3-0. VLLAZNIA – TEUTA. Vllaznia mori një 3-pikësh të lehtë ndaj Teutës, duke fituar me rezultatin 3-0 në një ndeshje që nuk pati shumë histori dhe që zgjati rreth 1 orë. Të tria setet u fituan thellë nga shkodranët ( 25- 14, 25- 18, 25-13), të cilët siguruan fitoren e tyre të gjashtë në kampionat dhe vijojnë të jenë të pamposhtur. Ndërkohë, për durrsakët kjo ishte humbja e gjashtë sezonale ku madje nuk kanë arritur të fitojnë asnjë set.

ELBASANI – TIRANA. Tirana ka mundur pastër 3 me 0 me sete skuadrën e Elbasanit në volejboll për meshkuj, në përballjen që u luajt në “Tomorr Sinani” të qytetit të Elbasanit. Në të parën kryeqyteta­sit fitojnë lehtësisht, pasi e mbyllin në shifrat 25-12, me një diferencë të lartë pikësh. Seti i dytë është pak më i rivalizuar, por sërish fitojnë miqtë, kësaj here 25-18. Seti i tretë ishte shumë i rivalizuar dhe u nda shumë ngushtë, me Elbasanin që nuk ia del dhe mundet 23-25.

PARTIZANI – FARKA. Skuadra e Ylli Tomorrit fitoi derbin ndaj Farkës dhe arriti të marrë 3 pikë të vlefshme që e afrojnë me zonën “play-off”. Të kuqtë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 edhe pse ndeshja pati rivalitet, me Farkën që nuk dorëzohej lehtë në asnjë set. S.Nikshiqi/V.Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania