Panorama Sport (Albania)

Kroati Plantek, trajneri i ri i Vllaznisë

-

Me afrimin e presidenti­t të ri, Alban Xhaferi, i cili do të marrë vendin e presidenti­t Sokol Dibra, skuadra shkodrane ka nisur menjëherë lëvizjet e para. Do të jetë trajneri kroat, Nevan Plantak ai që do marrë drejtimin e kuqebluve. Plantak është një teknik me eksperienc­ë të madhe ku ka drejtuar skuadrat: Alkara, Zadar, Borik Puntamika, Jazine, Slavonski Brod në Kroaci. Gjithashtu ka drejtuar në Bosnjë Hercegovin­ë ekipet Shiroki dhe Posusje. Në Sllovaki ka punuar me skuadrat Komarno dhe Handlova. Trajneri kroat ka pasur një eksperienc­ë të suksesshme dhe në kampionati­n kosovar ku është shpallur kampion me skuadrën e Trepçës. Duke nisur nga java e ardhshme, Plantak do të marrë drejtimin e skuadrës dhe objektivi primar është shpëtimi nga rënia e kategorisë, pasi Vllaznia po kalon një periudhë mjaft të errët dhe ndodhet në fund të renditjes me gjashtë humbje në gjashtë javët e para të kampionati­t. Megjithatë, me afrimin e presidenti­t të ri dhe të trajnerit kroat duket se në Shkodër diçka po lëviz dhe sigurisht që kuqeblutë do të ndërhyjnë edhe në merkato, ku do të synohet sa më parë përforcimi i ekipit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania