Panorama Sport (Albania)

Mezani, apel tifozëve: Tiranën e mundim me ju

- Tomor Shehu

Për të parin e pankinës bluzi, Gentian Mezanin, sfida e sotme ndaj Tiranës ka vetëm një objektiv. Atë të arkivimit të fitores së vyer me vlerën e tri pikëve. Kështu e nisi prononcimi­n e tij për "Panorama Sport" tekniku vlonjat i Luftëtarit, pas seancës së fundit stërvitore në kuadër të përballjes me 24 herë kampionët e vendit, Tiranën. Me këmbë në tokë dhe me bindje të plotë se të tijtë do të dinë të përballen si të barabartë me Tiranën, pavarësish­t titujve dhe pozitave aktuale në klasifikim, Mezani u shpreh: "Në ndeshjen e nesërme (sotme) ndaj Tiranës s'na falet që të gabojmë. Fitorja e pritshme, të cilën e kemi objektiv na ndihmon shumë për të lënë poshtë në klasifikim dy-tri ekipe të tjera. E kemi vlerësuar Tiranën, jo vetëm për emrin dhe historinë, por edhe për lojërat e mira, pavarësish­t se rezultatet i kanë munguar. Për ne(Luftëtarin), çdo skuadër ka respektin maksimal, ndaj dhe kemi punuar në këto ditë përgatitje me lojtarët për të dhënë gjithë potenciali­tetin e mundshëm në fushën e lojës", tha fillimisht Mezani.

Situata e dëmtimeve si dhe mungesa e mbrojtësit të qendrës Oltion Rrapa për arsye skualifiki­mi, mbeten deri në limitet e fundit të sfidës me Tiranë një argument që të tijtë të japin më shumë se 100 % të maksimumit në fushë. "Te Luftëtari kam gjetur një grup lojtarësh të denjë, të aftë për të treguar më të mirën e mundshme,

atëherë kur dhe u janë kërkuar shërbimet individual­e. Pavarësish­t gjendjes aktuale dhe presionit të rezultatev­e jopozitive, të gjithë lojtarët janë stërvitur me dëshirë dhe obligim të veçantë për të mbyllur një 90-minutësh pozitiv nesër (sot) me Tiranën", vazhdoi Mezani. I pyetur mbi situatën e dëmtimeve dhe kondicion fizik të të tijve një ditë para ndeshjes me kryeqyteta­sit, Mezani shtoi: "Është e vërtet kur flitet për gatishmëri­në e lojtarëve dhe kondicioni­n e tyre, pasi ndryshe i nis përgatitje­t për kundërshta­rin e radhës dhe ndryshe vijnë dëmtimet e futbollist­ëve. Kemi lojtarë të dëmtuar, të pamundur për t'u rikuperuar, por besoj se deri nesër (sot) gjërat do të flasin për mirë. Lojtarët, e theksoj edhe një herë, janë të fokusuar te ky takim dhe do të japin edhe shpirtin në fushë për të dalë fitues ndaj Tiranës", vijoi Mezani, i cili në fund ka dhe një mesazh për tifozët gjirokastr­itë. "Nesër (sot) kemi nevojë për mbështetje­n tuaj dhe ju presim të gjithëve për të qenë prezentë në stadium".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania