Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

- Kjo e sotmja është ndeshja numër 165, në Serinë A, me Juventusin që i bën vizitë Milanit. Bardhezinj­të udhëheqin këtë statistikë me 61 ndeshje të fituara, teksa vendësit kanë siguruar fitoren vetëm në 48 raste. Plot 54 kanë qenë rezultatet e barabarta në këtë sfidë.

- Me 24 gola deri në këtë moment të kampionati­t, Juventusi ka sulmin më të fortë të Serisë A.

- Juventusi ka fituar dhjetë nga njëmbëdhje­të sfidat e fundit në kampionat me Milanin: e fundit e fituar nga kuqezinjtë (në "San Siro", 1-0, me golin e ndeshjes të shënuar nga Manuel Lokateli). - Tetë herët e fundit që dy skuadrat janë përballur në "San Siro" (duke qëndruar në Serinë A), kuqezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se një gol (gjashtë realizime në total).

- Milani është skuadra e Serisë A që e ka ndëshkuar më së shumti Juven. Plot 49 fitore kuqezi.

- Nga sezoni 2010-11, Milani ka humbur pesë nga tetë ndeshjet "shtëpiake" kundër Juves. Një vuajte të tillë "Djalli" nuk e ka provuar ndaj asnjë rivaleje tjetër në të njëjtin hark kohor.

- Milani ka fituar tri ndeshjet e fundit në Serinë A. Nuk regjistron një ecuri më të mirë që në marsin e këtij viti kur preku kuotën e pesë fitoreve radhazi.

- Në takimin e fundit në kampionat kundër Udinezes, "Djalli" nuk pësoi një gol për herë të parë në këtë edicion të Serisë A. Që prej marsit të këtij viti, kuqezinjtë nuk regjistroj­në dy ndeshje radhazi pa u ndëshkuar.

- Në pesë kampionate­t më të mëdha europiane, skuadra e Alegrit është e vetmja që nuk e ka shijuar ende humbjen në transfertë për vitin 2018. 12 suksese dhe tre barazime për bardhezinj­të.

- Pasi drejtoi Milanin për 133 ndeshje në Serinë A, Maks Alegri ka korrur 7 fitore në krye të Juves në tetë përballjet me ish-skuadrën e tij.

-Me pesë gola dhe dy asiste Paulo Dibala ka marrë pjesë aktive në 7 gola gjatë tetë ndeshjeve të luajtura kundër "Djallit" në kampionat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania