Panorama Sport (Albania)

REKORD

-

Sfida kundër Juventusit i garanton Milanit një rekord fitimesh në Serinë A. Kuqezinjtë do të arkëtojnë nga shitja e biletave 4.9 milionë euro. Janë shitur mbi 70 mijë bileta dhe kanë mbetur vetëm pak në sektorin e miqve, të cilët kanë ngritur zërin kundër çmimeve të larta. Në këtë mënyrë, Milani i kundërpërg­jigjet Interit, i cili mban rekordin e të ardhurave nga biletat në Itali. Kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve arkëtuan 5.9 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania