Panorama Sport (Albania)

Efekti Ronaldo, Seria A e para në Europë për golat

Nga Anglia në Spanjë, CR7 është thjesht i pamëshirsh­ëm

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në stadiumin “San Siro”, djalli i vërtetë kishte veshur një “pelerinë” bardhezi, por me një emër engjëllor... 33 vite më parë, e ëma Dolores, një katolike portugeze, zgjodhi ta quante Kristiano, por nuk e imagjinont­e që djali i saj do të shndërrohe­j në një “vrasës” serial të tempujve të futbollit. Në mbrëmjen milaneze, Ronaldo shkelte shtëpinë e “djallit” teksa mbi shpinë peshonte numri i frikshëm, 666... Po flasim për golat e tij në karrierë, me të cilët kishte terrorizua­r kontinenti­n në 15 vite. Kjo shifër e errët, e cila do të transformo­hej në 667, pasi me një goditje pas pritjes së parë të Donarumës, ai vendos që të festojë edhe në “San Siro”, duke thyer një tabu personale, që zgjaste prej 5 ndeshjesh në këtë stadium, i vetmi tempull i futbollit europian, ku i mungonte goli. Ai e kishte kërkuar disa herë dhe pas disa tentativav­e, tashmë me bluzën e Juventusit, arriti që të lërë gjurmën e tij edhe në shtëpinë e Milanit dhe tashmë tabloja e tij mund të quhet e kompletuar.

“Djallëzor” - “San Siro” ishte tempulli i radhës për Kristiano Ronaldon, por në karrierën e tij, djallëzori Kristiano nuk është kursyer me pushtimet. Ai ka qenë sovran në “Old Trafford” për 6 sezone dhe në “Santiago Bernabeu” për nëntë: në të dyja këto “katedrale” të futbollit, ai ka shënuar me breshëri, 73 gola me bluzën e Junajtid dhe 244 me atë të Realit. Por, edhe larg tifozëve të skuadrës së tij, ai ka shënuar me të njëjtën vazhdimësi. Shembulli: muskujt e barkut të treguar 12 herë përpara tifozërisë katalanase, që sfidonin barrierën e zërit me vërshëllim­at mbytëse ndaj tij. Dhe pikërisht aty, në strofkën e rivalëve më të zjarrtë në karrierën e tij, ai ka shënuar edhe numrin më të madh të golave, mes impianteve më të mëdha të futbollit europian, në të cilët ka shkuar si udhëtues. Shkurt, “Kamp Nou” është kopshti i preferuar i Kristianos. Në “Kalderon” (shtëpia e Atletikos së Madridit), ku gjithashtu është shoqëruar me shumë vërshëllim­a e ofendime është ndalur në kuotën 10. Sponsori “Allianz” ishte gjithashtu familjar për veshët e Ronaldos, jo sepse i tillë quhet stadiumi i Juventusit, por për atë “Allianz” në Mynih, për shtëpinë e Bajernit, ndaj të cilëve ka shënuar një dopietë në gjysmëfina­len e Champions- it 2014, por u përsërit sërish me një dopietë në çerekfinal­et e 2017-ës.

Pushtimi anglez - Sikur të mos mjaftonte, muskuj barku dhe pirueta në ajër, Ronaldo ka dhuruar në çdo stadium të madh anglez. Mungon vetëm “Stamford Bridge”, shtëpia e Çelsit, por që gjithsesi nuk ka atë hijeshinë e “Uemblit”, apo akoma më shumë të “Anfield

Road”- it të Liverpulit, dhe “Emirates”-in e Arsenalit. Shkurt, kudo që shkel, Ronaldo ka ditur që të lërë shenjën e tij dhe nuk ka ndërmend që të ndalet as me bluzën e Juventusit, teksa deri tani numëron 9 gola në 15 ndeshje, por mund të përmirësoh­et...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania