Panorama Sport (Albania)

Dridhet stoli i Kovaç, Bajerni kontakton Zidanin

Pas humbjes me ortmundin, Niko Kova mund të largohet nga Mynihu

-

Duket se aventura e Niko Kovaçit në stolin e Bajernit do të mbarojë më shpejt seç nisi. Trajneri kroat erdhi me bujë në verë nga skuadra e Frankfurti­t, me të cilën fitoi edhe Kupën e Gjermanisë në finalen e Berlinit kundër bavarezëve. Humbja 3-2 me Borusian e Dortmundit të shtunën duket se nuk u ka pëlqyer drejtuesve bavarezë edhe pse presidenti Uli Hënes mohoi një largim të trajnerit, duke mbështetur punën e tij. Por, presioni dhe trysnia pas asaj disfate duket se është e madhe në klubin më të titulluar në Gjermani. Bajerni tani ndodhet shtatë pikë larg verdhezinj­ve që janë favoritët kryesorë për të fituar titullin në maj. Zidane, favorit për stolin

Sipas të përditshme­s spanjolle "Ok Diario" pas humbjes në sfidën direkte me rivalin për titull, pankina e Kovaçit është lëkundur së shumti. Ndaj drejtuesit kanë filluar të shikojnë për zëvendësue­sin e tij. Sipas mediave iberike, ata kanë bërë tashmë një ofertë për ish- trajnerin e Realit të Madridit, Zinedin Zidan. Trajneri francez do të ishte ideali për skuadrën bavareze, pasi mund të krijojë një marrëdhëni­e të mirë me "senatorët" e skuadrës, të cilët janë të pakënaqur me trajnerin aktual. Niko Kovaç ka vuajtur jo pak me lojtarë si Riberi, Roben, Myler, Hames Rodrigez apo Mats Humels. Në fakt, qëndrimi i trajnerit ishte në pikëpyetje që para një muaji. Bajerni nuk po arrinte të fitonte në kampionat dhe Champions ku dy humbjet rresht, me Hertën dhe Gladbahun, rrezikuan jo pak shkarkimin e trajnerit kroat. Tani duket se nuk ka më asnjë alibi dhe Hënes me Rumenigen

mund të kenë rënë dakord për të ndryshuar kurs në skuadrën bavareze që nuk është mësuar aspak të ndodhet në këto pozita. Ardhja e Zidan mund të shoqërohet edhe me disa ndryshime në formacioni­n e kampionëve të Gjermanisë. Francezi do të sillte në Mynih një nga beniaminët e tij te Reali i Madridit, me të cilët ka punuar në kohën

kur ishte trajneri i galaktikëv­e. Zizu do të ndryshonte edhe mënyrën e lojës së gjermanëve, ai njihet për një trajner që pëlqen lojën e bukur dhe sulmuese. Fitimi i tre Champions radhazi me madrilenët e bëjnë atë të aftë të marrë postin e trajnerit te skuadra e Bajernit që nuk po arrin të fitojë në Europë prej më shumë se pesë vitesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania