Panorama Sport (Albania)

Shaqiri: Më mirë që nuk shkova në Beograd

o ishte atmosferë e n!ehtë, më mirë që qëndrova në shtëpi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Xherdan Shaqiri flet për herë të parë pas lënies jashtë grumbullim­it nga Liverpuli për transfertë­n e Beogradit në Champions. 27-vjeçari thotë se mungesa ndaj Cërvena Zvezdës thjesht e motivoi atë më shumë për t'u përqendrua­r te sfida e radhës për "reds"at, ajo kundër Fulhamit, ku ata fituan 2- 0 falë golit të Salahut dhe pikërisht Shaqirit. Trajneri Klop vendosi që të mos e marrë futbollist­in nga Gjilani në Serbi mesjavën e shkuar, për shkak se ai do ishte një shënjestër e urrejtjes së tifozëve serbë. "Atje është një atmosferë shumë e nxehtë, kështu që ishte më mirë që unë të qëndroja në shtëpi dhe të mendoja vetëm për futbollin", thotë Shaq, për ndeshjen që anglezët humbën 2-0 në "Marakana". "Por, kjo më ndihmoi që të isha i freskët ndaj Fulhamit, sepse unë qëndrova në Liverpul dhe u stërvita me disa lojtarë të tjerë. Nuk është se ndryshoi ndonjë gjë e madhe. Unë doja të bëja një ndeshje të mirë dhe e tillë doli. Në fund, i takon trajnerit të vendosë se kush luan kundër kujt. Nëse ai vendos që unë të luaj titullar, atëherë shumë mirë, por edhe nëse e nis nga stoli, atëherë ti përpiqesh që të lësh shenjë. Vetëm 11 lojtarë mund të zbresin në fushë dhe ne kemi një skuadër shumë të madhe, kështu që duhet të pranosh vendimet e trajnerit dhe deri tani gjërat po shkojnë shumë mirë". Ishlojtari i Stok Sitit është aktivizuar pjesërisht këtë sezon, ndërsa Klop vazhdon ta konsideroj­ë të pandryshue­shme trion e tij të sulmit ManeFirmin­o-Salah. Por, gjermani ka ndryshuar skemë së fundmi nga 4-3-3 në 4-2-3-1, për t'i hapur vend edhe Shaqirit. Lojtari thotë se ai ndihet komod edhe në rolin e ri në mesfushë. "Unë kam luajtur te Bajerni me Frenk Riberinë dhe Arjen Robenin, kështu që e njoh shumë mirë atë rol, nuk është diçka e re për mua. E dija që do të gjeja lojtarë shumë të talentuar atje. Kemi një skuadër shumë të mirë, të re dhe gjithçka po shkon shumë mirë dhe unë jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Është e vështirë të bësh krahasime. Bëhet fjalë për lojtarë të ndryshëm dhe trajnerë të ndryshëm që luajnë futboll të ndryshëm. Por sigurisht që intensitet­i në nive- lin më të lartë është i njëjti si te Bajerni, ashtu edhe te Liverpuli. Nëse do të jesh një skuadër maje, atëherë duhet të jesh në nivelin më të lartë dhe të bësh paraqitjet më të mira, por të krahasosh këto dy skuadra është e vështirë", përfundoi Shaqiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania