Panorama Sport (Albania)

Flamurtari pa rroga, Idrizi: Ja e vërteta

-

Klubi i Futbollit Flamurtari pranon se ka vonesa në dhënien e pagave. Gazeta mëson se bëhet fjalë për 3 muaj, por administra­tori Sinan Idrizi, i kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, ka pasur ndërgjegjë­simin për të sqaruar gjithçka, duke pranuar njëkohësis­ht këtë fakt. Idrizi theksoi se deri tani ka paguar 11 milionë euro ...

Çështja “Kale” drejt zgjidhjes. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe administra­tori Sinan Idrizi. Në shkëmbim të lënies së lirë të lojtarit, Kukësi kërkon 30 mijë euro nga Flamurtari dhe 20 mijë euro nga lojtari. Por Idrizi shprehet se çështjes do t’i gjendet një zgjidhje e mesme mes dy klubeve, ndërsa nuk preferoi të fliste për shifra. “Do të gjejmë një mirëkuptim, një rrugë të mesme. Do ta zgjidhim. Kemi diskutuar dhe folur me drejtuesit e klubit. Përpara se të shkojmë në gjyq, të gjejmë një rrugë të mesme dhe mirëkuptim­i të dyja palët. Besoj se do ta gjejmë. Do ta zgjidhim menjëherë këtë javë. Do të ulemi në tavolinë dhe do ta diskutojmë për t’i dhënë një zgjidhje këtë javë. Ka një predispozi­cion dhe një dëshirë të presidenti­t Gjici për të zgjidhur këtë situatë. Të dyja palët do ta zgjidhim shumë shpejt. Jemi të gatshëm që mes dy klubeve të mos ketë probleme të pazgjidhur­a. Ka ndodhur çfarë ka ndodhur, ka një keqkuptim mes dy palëve, ka një dokument që nuk shkon, ka një letër që është firmosur apo jo, ka një pretendim të mosfirmosj­es, këto janë probleme që t’i zgjidhim mes dy klubeve. Që do paguajmë apo çfarë do bëjmë ne, kjo është histori tjetër. Ne do të përpiqemi që ta zgjidhim me mirëkuptim. Ju e dini që marrëdhëni­et tona janë korrekte me të gjitha klubet e Shqipërisë dhe në veçanti me Kukësin. Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje të ndërmjetme”, u shpreh Idrizi për “Panorama Sport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania