Panorama Sport (Albania)

Merkato, Partizani kursen milionat

Kosova dhe Maqedonia tregu i “demave”, por të ardhurit në fillim ngrohin tribunat

- ILIR CARA

Partizani i këtij viti pritet t’i qëndrojë besnik planit të përpiluar në fillim të sezonit, pasi nuk priten çmenduri nga merkatot. “Demat” kanë zënë mësim nga ajo që ndodhi në sezonin 20172018, ku paratë shkuan lumë, aq sa vetëm rroga mujore e Edgar Çanit ishte 20 mijë euro, por në pjesën e parë ishin për mbijetesë. Që në fillim të edicionit aktual të kuqtë ulën ndjeshëm shpenzimet, pasi lojtarët me paga të larta thuajse u larguan të gjithë, por u vu edhe një pagë tavan për afrimet, 5 mijë euro. Politika e Partizanit të këtij viti ka të bëjë tek investimi dhe promovimi i të rinjve, të cilët mund të shërbejnë si një bazë suk- sesi dhe përfitimi për të ardhmen. Deri tani politika e ndjekur nga drejtuesit e lartë, kjo duke parë edhe shpenzimet e klubeve të tjera, ka rezultuar e suksesshme dhe frytdhënës­e. Partizani pritet të ndërhyjë edhe në merkaton e janarit, ku parësore është afrime i një sulmuesi “pykë”, ku Majkëll Ngo dhe Vasil Shkurtaj janë më të lakuarit. Edhe dimri pritet të jetë ekonomik, ndaj përforcime­t do të bazohen nga tregu vendës dhe ai rajonal, strategji e cila u ndoq edhe në verë. Pra, “demat” do të tregohen kursimtarë në shpenzimin e milionave edhe në janar. Madje, drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama, të hënën deklaroi se Kosova dhe Maqedonia mbeten tregu ku të kuqtë po studiojnë për përforcime. Rama tha se klubi ka skautët e tij në këto vende, të cilët i shikojnë të gjitha ndeshjet javë pas jave. Një gjë mbetet për të sqaruar, nëse janë të njëjtët skautë nga këto vende që u afruan lojtarët e verës, apo janë të tjerë? Shtrohet kjo pyetje, pasi lojtarë të ardhur në verë nga Kosova dhe Maqedonia, erdhën më bujë, por ka nga ata që ende nuk kanë debutuar dhe janë të parët në listën e spastrimev­e në dimër. Mbrojtësi i Shpresave të Kosovës, Rron Statovci, erdhi si zëvendësue­si i Fejzullahu­t, por akoma nuk ka debutuar dhe gjithë kohës ka qenë në tribuna. E njëjta situatë është edhe për nigerianin Alma Uakili, që erdhi nga Shkëndija e Tetovës si alternativ­ë kryesore në të majtë të mbrojtjes, por as ky nuk dihet se kur do të jetë gati. Por, edhe përforcime të tjera të ardhur nga rajoni ballkanik, siç ishte rasti i Hebajt nga Domzhale, apo koreano-veriorit So, që erdhi nga Serbia, nuk kanë qenë rezultativ­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania