Panorama Sport (Albania)

Veriorët rikthehen në stadiumin “Zeqir Ymeri”

-

Klubi i Kukësit, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, bën me dije të gjithë tifozët se në datën 16 nëntor, ora 14:00, si pasojë edhe e pushimit prej pauzës së Kombëtarev­e, do të zhvillojë një takim miqësor me Lirinë e Prizrenit, klub me të cilin kanë miqësi dhe janë në faza binjakëzim­i. Ky takim miqësor do të zhvillohet në stadiumin “Zeqir Ymeri”, si për të qenë më pranë tifozëve kuksianë, në këtë sezon ku verilindor­ët i luajnë edhe ndeshjet si pritës, në fushë asnjanëse, pasi stadiumi në Kukës nuk është licencuar nga FSHF, dhe po i nënshtrohe­t rikonstruk­sionit. Sakaq, tekniku Cungu ka lënë dy ditë pushim ekipin. Më poshtë, njoftimi i plotë. “Skuadra e Futboll Klub Kukësit, më datë 16 nëntor 2018 ora 14:00, do të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e Lirisë së Prizrenit. Rreth një vit më parë, në ndeshjen e parë miqësore Liria e Prizrenit– Kukësi, këta dy ekipe u ndanë në barazim ku skuadrat arritën të shënonin nga 3 gola. Rikthehemi pas një periudhe të gjatë në “Zeqir Ymeri” dhe ju bëjmë thirrje të gjithë sportdashë­sve, në veçanti tifozëve kuksianë, të mbështesin skuadrën e zemrës, pasi hyrja në stadium do të jetë pa pagesë. Shpresojmë që shumë shpejt të arrijmë të zhvillojmë të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore, Kupës së Shqipërisë si dhe ato të arenës ndërkombët­are në stadiumin e qytetit tonë, pasi deri tani ka ndikuar shumë negativish­t në vazhdimësi­në e ekipit, duke mos ju dhënë tifozëve mundësinë e mbështetje­s së drejtpërdr­ejtë për skuadrën”. S. Sulozeqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania