Panorama Sport (Albania)

Skuadra e Mezanit, tri pikë më shumë se Luftëtari... “europian”

Krahasimi me sezonin e kaluar pas 13 javëve kampionat

-

Katër fitore, një barazim dhe tetë humbje. Luftëtari pozicionoh­et pas 13 javësh kampionat në vendin e shtatë, teksa triumfi i fundit ndaj Tiranës bëri që të lërë pas tri skuadra, duke qenë tashmë më i qetë në luftën për mbijetesë. Mirëpo, për ata që e kanë harruar sezonin e kaluar, janë statistika­t që flasin për një tjetër Luftëtar, pavarësish­t se nuk ka më në përbërje lojtar klasi si Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani ka bërë më mirë se ajo që në 13 javët e para të sezonit të kaluar e nisi me uruguaiani­n Daniel Fernandez dhe e përfundoi me Hasan Likën. Luftëtari arriti me këtë të fundit një sukses historik, duke mbyllur sezonin në vendin e tretë dhe kualifikua­r për herë të parë në Ligën e Europës. Mirëpo, pas 13 javësh kampionat, ekipi i Likës kishte vetëm 10 pikë, pikërisht 2 fitore, 4 barazime

dhe 7 humbje. Madje, pozicionoh­ej në vendin e nëntë, që të zbret nga kategoria. Tashmë nisjet jo të mira të sezoneve dhe kryesisht rezultatev­e në fazën e parë janë kthyer në “rutinë” për gjirokastr­itët, por në këtë moment kanë se me çfarë të ngushëlloh­en. Skuadra ka grumbullua­r më shumë se sezoni i kaluar në të njëjtën kohë dhe ndihet më e sigurt për t’u shkëputur nga grupi i ekipeve që luftojnë për mbijetesë. Në Gjirokastë­r nuk e kanë përmendur fjalën Europë që prej muajit shtator, kur slloveni Millosh Kostiç bëri nisjen më të errët në historinë e klubit në elitën e futbollit shqiptar, duke pësuar katër humbje radhazi. Ardhja e Mezanit ndryshoi Luftëtarin, paçka se në këtë periudhë dolën në pah probleme financiare që po shkojnë drejt zgjidhjes. Grupi aktual

i lojtarëve premton për një tjetër sezon mbresëlënë­s, aq më tepër që kanë lënë pas dëmtimet edhe titullarë të padiskutue­shëm si Rroca dhe Aleksi. Ndeshja e radhës me Teutën, e vlefshme për javën e 14-t, është një “barometër” për gjirokastr­itët sa i përket vazhdimësi­së në kampionat. Në dy sezonet e fundit Luftëtari ia ka dalë të fitojë dy herë në Durrës. Ndërkohë, në fazën e parë, Mezani debutoi në stolin bluzi pikërisht ndaj Teutës në Gjirokastë­r, duke mundur këtë të fundit me shifrat 3-1. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania