Panorama Sport (Albania)

Husein: Skuadra ka ndryshuar, fitorja na dha zemër

Nigeriani dha asistin e golit të dytë që u shënua nga Okebugu

-

Pasi fituan pastër ndaj Kamzës, te Kastrioti kanë bërë vetëm një ditë pushim. Dje skuadra u është rikthyer seancave stërvitore për ndeshjen e radhës që do ta zhvillojnë ndaj Laçit. Tekniku Stavri Nica, në fillim të seancës stërvitore, ka zhvilluar një analizë disaminutë­she me lojtarët, ndërsa pas saj është zhvilluar seanca normale stërvitore. Fitorja ndaj Kamzës ka sjellë njëfarë qetësie në kampin krutan, që tashmë e shikon veten tri pikë larg Tiranës dhe një ndaj Kamzës.

HUSEIN - Lukman Husein po zhvillon një sezon të shkëlqyer me krutanët. Mbrojtësi i djathtë, i cili është bërë pjesë e krutanëve që në sezonin e shkuar, ishte protagonis­ti kryesor në rikthimin e Kastriotit në Superiore. Ndërsa edhe tani në Superiore po bën mirë nga ndeshja në ndeshje. Në sfidën e fundit, nigeriani dha asistin e golit të dytë që u shënua nga bashkëkomb­ësi i tij Okebugu. Në një prononcim për gazetën, Husein tregon se është i lumtur që këtë javë fati u buzëqeshi, por deklaron se duhet të qëndrohet më këmbë në tokë dhe të mos kalohet në eufori, por të punohet fort për të pasur vazhdimësi.

"Nuk gjej fjalë ta përshkruaj gëzimin që na dha fitorja e fundit ndaj Kamzës, e cila na ka ngritur moralisht dhe na ka dhënë shumë besim për të ardhmen. Kjo ishte vetëm një ndeshje dhe vetëm tri pikë. Por për të arritur objektivin, duhet të marrim shumë trepikësha e duhet të kemi vazhdimësi. Për të pasur vazhdimësi, duhet të punojmë shumë çdo ditë, në çdo seancë stërvitore, vetëm kështu mund të kemi vazhdimësi", tha fillimisht Husein. Ai foli edhe për ndërprerje­n e kampionati­t: "Nganjëherë ndërprerje­t e kampionati­t kanë anët negative që të bëjnë të humbësh ritmin e kampionati­t, por kanë edhe anët pozitive, pasi rikuperohe­n lojtarët që janë të dëmtuar. Ka dhe një anë tjetër pozitive që çdo trajner ka kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur skuadrën për ndeshjen e radhës", tha Husein, i cili pyetjes sesi e shikon ndeshje e radhës iu përgjigj me diplomaci. "Është ende shumë herët për të folur për kundërshta­rin e radhës, mirëpo ne duhet të kemi një gjë parasysh. Nëse do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtin impenjim siç kemi bërë këto ndeshjet e fundit, besoj që mund t'ia dalim në çdo fushë kundër çdo kundërshta­ri, pasi lojtarët kanë kualitet dhe këtë e kanë treguar më së miri në fushën e blertë. Fitorja e fundit na dha zemër, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi me të vërtetë kemi bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, por asnjëherë ndeshja ndeshjes nuk i ngjan, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi mund të marrësh dhe lësh pikë aty ku se pret", tha Hysein. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania