Panorama Sport (Albania)

Djala: Jemi dënuar padrejtësi­sht, Disiplina ka komision plehrash

Presidenti: Nëse s'u pëlqen emri ynë, e ndërrojmë vetëm që të ketë drejtësi

-

Një barazim me Dinamon i ka kushtuar shumë Shënkollit. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj që nga ajo ndeshje, pasojat ndihen. Dy lojtarë iu dënuan me një vit, një tjetër me 4 ndeshje dhe stadiumi iu "boshatis" për 4 javë. Klubi ka reklamuar me një shkresë vendimet e Komisionit të Disiplinës, por duket se, edhe pse ka kaluar mbi një muaj, nuk kanë marrë përgjigje. I vendosur para kësaj situate presidenti Artan Djala në një deklaratë të dhënë ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" përmend shkeljet e bëra. REAGIMI - "Si ka mundësi që Komisioni i Disiplinës në FSHF

të punojë me dy standarde? Shënkollin e dënon me 4 ndeshje pa tifozë, pasi në fushë pas ndeshjes u fut një futbollist, ndërsa në Tirana-Kukësi, ku u bë gjithë ajo rrëmujë prej tifozëve, dënohet vetëm me dy ndeshje. Tjetër absurditet i këtij komisioni ndodh me Emirjon Mirditën. Kapitenin e

kishim të dënuar nga transferta me Burrelin me dy takime, por meqenëse u fut në fund të takimit në fushë pasi ishte mbyllur ndeshja me Dinamon, e dënojnë sërish me 4 javë. Nuk po e marrim vesh motivacion­in e dënimit të dytë? Vijmë te dënimi i dy futbollist­ëve me nga një vit. Mirë, se Ilir Çaushaj

e shtyu gjyqtarin kryesor dhe ky është një dënim i drejtë, po Ruben Danaj që nuk u përzje fare në atë rrëmujë pse dënohet apo se foli në distancë? Edhe ne nuk e duam rrëmujën, por është absurde që dënohemi pa bërë rrëmujë. Të gjitha ekipet duhet të konsideroh­en të barabarta, pavarësish­t emrit apo historisë. Forma e tyre e dobët i ka zbritur në këtë nivel, ndaj nuk ka pse të ketë dallime. Kur ne luajmë kundër skuadrave si Dinamo, Tirana, sezonin që shkoi apo Vllaznia, na arbitrojnë gjyqtarë të Superiores. Dhe janë të njëanshëm karshi nesh, nuk e kuptoj pse? Për mua Komisioni aktual i Disiplinës nuk është gjë tjetër, veçse një grupim ryshfetxhi­njsh, ose më saktë një komision plehrash. Kështu i vlerësoj unë, por edhe kështu janë, faktet flasin vetë. Ne do ta apelojmë këtë dënim, pasi kemi fakte të pakontestu­eshme se na është cenuar rëndë e drejta jonë. Ne po shpenzojmë nga paratë tona që ta mbajmë në këmbë këtë aktivitet arkëtues, por del një komision dhe i rrëzon që të gjitha me një të rënë të lapsit. A është e drejtë kjo? Ndonëse ne jemi një skuadër zone rurale dhe ndoshta zotërinjve të KDS-së nuk u pëlqen emri i skuadrës sonë, mos duhet që t'i ndërrojmë emrin që të ketë drejtësi? Kërkoj nga organet kompetente të federatës që të merren më seriozisht me këto segmente që po na shkatërroj­në totalisht. Ne po përgatitem­i që të ngjitemi në Superiore. Mos vallë duhet që t'i kërkojmë leje Komisionit të Disiplinës...?", kështu e mbylli deklaratën e tij presidenti i Shënkollit. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania