Panorama Sport (Albania)

Një gol i shënuar në shtëpi, Apolonia më e dobët në 4 vite

-

Apolonia ka zhvilluar një fazë të parë tejet zhgënjyese dhe shumë larg pritshmëri­ve. Mjafton të shohësh statistika­t dhe rezulton se ky ekip është më i dobëti i katër sezoneve të fundit në këtë kategori. Është teta në renditje, në pozicion mbijetese dhe në nivele të tilla sarkastike, saqë përballja e javës së ardhshme me Turbinën e vendit të nëntë mund të quhet mes rivalësh. Nëntë javët e para kanë qenë mundim i vërtetë. Me 4 gola (2 me penallti) të shënuar, skuadra me sulmin më të dobët ndër 20 ekipet e Kategorisë së Parë. Vetëm 1 gol i shënuar në 4 ndeshje në fushën e vet (ku ka regjistrua­r 3 barazime dhe 1 humbje), plot 416' pa shënuar gol dhe plot 5 javë pa fitore. I vetmi sezon ndër katër të fundit në këtë kategori me golavarazh negativ (4-5), teksa i vetmi tregues pozitiv mbetet faza mbrojtëse, ku fierakët kanë pësuar këtë periudhë vetëm 5 gola. Faktet janë kokëforta dhe "zarin" e kanë në dorë sa futbollist­ët, aq edhe stafi teknik. Kanë kaluar 2 nga 7 ndeshje që ka lënë si kusht për vendin e tretë administra­tori Olsi Bregu dhe Apolonia vetëm 1 pikë ka marrë e ndodhet në vendin e tetë! "Të gjithë jeni në provë deri në fund të dhjetorit!" ultimatumi i administra­torit për të gjithë skuadrën, jo vetëm për futbollist­ët, ka nja dy javë që është përcjellë.

TIFOZËT - Është ezauruar kjo pjesë dhe skuadra nuk "ka gojë" të ankohet, për vetë faktin se jashtë fushe kjo Apoloni ka marrë 7 nga 10 pikë në total, pa pasur "kokërr" tifozi të pranishëm në transfertë! Ja pse kjo

"apologji" e kësaj skuadre rrëzohet apriori. Tifozët vijnë në stadium kur binden në vlerat, ecurinë, përpjekjet e sidomos teksa shijojnë rezultatet e skuadrës. Edhe kjo sfidë i mbetet në dorë skuadrës, pa kërkuar justifikim­e false...

SULMI - Një skuadër e amullt, me vetëm një sulmues të mirëfilltë: Mario Gjatën, 18 vjeç, ndërsa të tjerët e deklaruar si sulmues, janë të adaptuar: Bakalli, mesfushor i majtë natyral, Zoga, po i tillë dhe as Mihana (i dëmtuar) nuk është sulmues mirëfilli, paçka se vjet ia gjeti "telat" golit. Pa "i prerë krahët" të talentuari­t Gjata, Apolonia nuk mund të pretendojë as pesëshen e parë, e jo më Superligën.

HARIZAJ - Ka mbetur i shokuar nga ai gol i pësuar në sekondat e fundit të ndeshjes me Egnatian portieri i Apolonisë, pa e kuptuar as vetë si i ndodhi. Ka ndenjur për minuta të tëra duke ngashëryer në lot në zonën e tij, teksa pjesëtarë të shumtë të stafit fierak i kanë shkuar pranë për ta ngushëllua­r e për t'i dhënë forcë, kurajë dhe besim. 19-vjeçari i katërkëndë­shit fierak është një nga më të mirët e kësaj skuadre, dëshmuar jo vetëm nga golat e paktë të pësuar, por edhe nga fakti se është një nga portierët më të mirë në lojën me këmbë. As Troka nuk fajësohet, pasi topi i kthyer prej tij nuk qe i fortë dhe i paevituesh­ëm, por... Mbetet për t'u parë gjendja e fushës në "Loni Papuçiu", për të cilën ka shprehur shqetësim qysh fazën e parë të sezonit të kaluar ish-trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami. Zgjidhja? Mbetet në dorën e aksionerëv­e Kokëdhimab­ashki, për këtë stadium ku janë luajtur edhe ndeshje ndërkombët­are në të shkuarën e afërt, ndërsa sot po i kthehet "boomerang" Apolonisë... Le më një tribunë e katandisur në atë farë derexheje, ku thjesht ka stola të montuar dhe formati i hekurt i salduar, krejt i hapur ndaj çdo lloj klime.... Bujar Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania