Panorama Sport (Albania)

Darkë për kreun, Biba: Fituam edhe për premion

-

Një sezon i nisur pa shumë zhurmë, por që po sjell rezultatet. Besa mbyll zyrtarisht në krye fazën e parë dhe kjo arritje ka nevojë për festë. Presidenti Nexhat Bizhdili mblodhi mbrëmjen e së hënës ekipin për të kremtuar objektivin e arritur pas 9 javëve të para. "Familja e madhe, Besa. Një fazë e parë në vendin e parë, me objektivin e arritur. Të gjithë të bashkuar drejt qëllimit final. Në këtë mbrëmje u bashkua dhe kryetari i bashkisë, Z.Isa Sakja, i cili i garantoi ekipit mbështetje maksimale. Në bashkëpuni­m me presidenti­n e ekipit, Z.Bizhdili, premtuan ndërhyrje në merkaton e janarit për ta bërë ekipin akoma më të fortë drejt objektivit 'Superligë'", shkruhej në faqen e klubit verdhezi.

MBROJTA - Duke përjashtua­r javën e parë ku Besa humbi në premierë në Pogradec 1-2, në 8 ndeshjet që pasuan verdhezinj­të kanë pësuar vetëm dy 2 gola të tjerë, një në Berat dhe tjetra në Orikum. Pa dyshim që "komandanti" i kësaj prapavije mbetet portieri Festim Miraka, që ka qenë shpëtimtar disa herë i portës verdhezi. Por pa meritë nuk janë as mbrojtësit dhe në veçanti Denis Bica, një lojtar stabël i formacioni­t. "Fitorja ndaj Cërrikut kishte vlerë, jo vetëm për kreun, por edhe prej premios së majme që na premtoi presidenti nëse fitojmë 3 takimet rresht, pra me Lushnjën, Cërrikun dhe Pogradecin. Kështu që fitorja në Cërrik vlejti 3 pikë plus para. Shënuam 2 gola e nuk pësuam asnjë. Të kesh një portier si Miraka, sigurisht se na jep plot besim e siguri. Në Kavajë në 4 takime i kemi fituar pa pësuar asnjë gol. Thënë ndryshe, edhe kur ne mbrojtësit gabojmë, e dimë se kemi Mirakën që shpesh na ka mbuluar fajet tona". Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania