Panorama Sport (Albania)

Apeli i Lilës: Duhet kohë, po ndërrojnë brezat

I Kombëtares: Na ka munguar fati, me Skocinë luajmë shanset tona

-

Gjithmonë shfaqet me entuziazëm dhe përkushtim në grumbullim me kuqezinjtë. Andi Lila, në deklarat6ë­n e dhënë dje gjatë konferencë­s për shtyp, ka komentuar paraqitjet e fundit, ndryshimin që po pëson përfaqësue­sja dhe gatishmëri­në për të luajtur në çdo rol, edhe në të djathtë të mbrojtjes për shkak të mungesës së Hysajt. Skocia- "Çdo ndeshje dhe çdo ditë me Kombëtaren është e veçantë. Çdo ndeshje është e jashtëzako­nshme dhe duhet ta përgatitim mirë veten që të japim më të mirën për të marrë rezultat pozitiv. Ne do të luajmë shanset tona dhe shpresoj të bëjmë paraqitje të mirë. Shpresoj që të kemi rezultatin në favorin tonë". SHPËRDORIM­I- "Ne duhet të përmirësoh­emi sa më shumë si në stërvitje edhe në ndeshje. Duhet të luajmë në ritme të larta dhe çdo futbollist të tregojë cilësitë në fushën e lojës".

LIGA E KOMBEVE- "Pjesa e Europianit ishte diçka tjetër që ne e kaluam me sukses. Kjo është një tjetër rrugë për Europianin. Ne jemi dhënë gjithmonë më të mirën, pavarësish­t se rezultatet kanë munguar".

DE BIAZI- "Normalisht që ne shkuam në Europian dhe kapëm një nivel tjetër. Por për ne nuk ka skuadra të lehta. Ne duhet të kemi gjithmonë shpirtin luftarak që na karakteriz­on. Kjo është e vetmja rrugë për të shkuar sa më larg. Nëse ne japim më të mirën, nuk kemi asnjë kundërshta­r që na ndal. Por nëse futemi në fushë duke nënvlerësu­ar ekipet më të vogla, atëherë kemi vështirësi".

ZËVENDËSUE­S I HYSAJT- "Kam disa vite në Greqi nuk luaj në këtë pozicion. Për ekipin Kombëtar s'ka problem. Trajneri e di më mirë këtë gjë. Çdo futbollist ka dëshirë të jetë në lojë. Për mua është e rëndësishm­e që të fitojë skuadra. Në mundësinë që do më jepen do të tregojë më të mirën time në fushën e lojës. Ekipi është në një fazë ndërrimi gjeneratas­h. Do kohën e vet. Së fundmi skuadra ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ka munguar fati dhe rezultati. Jemi në rrugën e duhur. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të arritur objektivin madhor", u shpreh Lila.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania