Panorama Sport (Albania)

Panuçi e nis me moral e tone të larta, trembin Grezda e Lenjani

-

Ekipi ynë Kombëtar ka nisur përgatitje­t në kuadër të përballjes me Skocinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi, dhe stafit të tij, nisën menjëherë nga puna me qëllim të jenë gati për të pritur skocezët në "Loro Boriçi". Qëllimi i vetëm në këtë përballje është fitorja, pasi çdo rezultat tjetër nuk i intereson fare Shqipërisë. Në kampin kuqezi mbizotëron optimizmi dhe të gjithë kanë besim se në Shkodër do bëjnë një ndeshje të madhe, ndërsa premtojnë se do të "hakmerren" ndaj miqve pas asaj humbjeje në transfertë (Skoci-Shqipëri 2-0).

- Seanca e parë stërvitore ishte ajo e pasdites së djeshme ku kuqezinjtë u ushtruan me kapacitet të plotë për rreth 80 minuta. Shqipëria fillimisht do të presë Skocinë në "Loro Boriçi" në datë 17 nëntor dhe tri ditë më pas në një sfidë miqësore do të përballet në "Elbasan Arena" me një tjetër skuadër nga Britania e Madhe sikurse është Uellsi.

- Kristian Panuçi është prezantuar me tone të larta ndaj lojtarëve që ka grumbullua­r për këto dy ndeshje. Seancës së parë stërvitore i parapriu një fjalim i gjatë i trajnerit, i cili foli shumë ashpër dhe kërkoi nga lojtarët të bëjnë më shumë në fushë dhe ta meritojnë fanellën e ekipit Kombëtar. "Ju lutem angazhohun­i dhe silluni si profesioni­stë të vërtetë. Duhet të koordinohe­mi në fushë dhe duhet të flasim me shumë me njëritjetr­in. Duhet të jemi një. Nuk duhet të shpërbëhen­i. Pse duhet të jemi të ndrojtur në fushë, pse?! Duhet të luajmë thjesht, shumë thjesht. Ato që bëjmë në stërvitje, asgjë më shumë. Kundërshta­ri nuk ka asgjë më shumë se neve, duhet të tregojmë forcën tonë. Luajmë në fushën tonë dhe përpara tifozërisë sonë, prandaj impenjohun­i maksimalis­ht. Ekipi Kombëtar nuk është për shëtitje, duhet të japësh më shumë sesa mundësitë që ke", u shpreh ndër të tjera Kristian Panuçi para lojtarëve, të cilët vetëm pohonin me kokë. Përveçse fjalimit në grup, italiani foli edhe me disa prej lojtarëve, të cilët i këshilloi dhe u kërkoi informacio­n rreth gjendjes së tyre fizike.

- Seanca stërvitore e parë e kuqezinjve u karakteriz­ua nga ushtrime fizike dhe aerobike, ku pak u angazhuan në përgatitje­t tekniko-taktike. Italiani preferoi që në seancën e parë stërvitore të njihej me formën dhe gjendjen fizike të lojtarëve që ka grumbullua­r për këto dy ndeshje, shumica e të cilëve vijnë nga angazhime me skuadrat respektive përgjatë fundjavës. Paraprakis­ht, lojtarët i konfirmuan se janë në gjendje të mirë fizike, me përjashtim të Grezdës dhe Lenjanit, të cilët nuk ishin pjesë e grupit në seancën e parë. Grezda është parë të mbante këmbën me akull dhe nuk u paraqit fare në ambientet sportive, ndërsa Lenjani ishte pjesë e grupit, por nuk u ushtrua pasi ndien një shqetësim muskulor në këmbë. Lojtarë shumë të rëndësishë­m për dy takimet e kuqezinjve. Për të dy lojtarët, sot do të mësohet gjendja e vërtetë. Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit u ushtrua normalisht për gati 80 minuta. Seanca e parë stërvitore nisi në orën 15:30 dhe përfundoi rreth orës 16:50. Sot kuqezinjtë do të kryejnë dy seanca stërvitore paradite dhe pasdite.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania