Panorama Sport (Albania)

Kosova sulmon Ismajlin: Nuk e do as Shqipërinë

" bëmë kapiten te të rinjtë edhe pa luajtur në ekip"

- OLSI TUJANI

Largimi i mbrojtësit të Hajduk Splitit nga Kosova te Shqipëria ka sjellë një sërë reagimesh në Kosovë. Ishte fillimisht trajneri Shaland që e komentoi atë zgjedhje të tij e më tej edhe vetë sekretari i përgjithsh­ëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu që e ka komentuar me tone aspak normale atë zgjedhje të tij. Salihu, nëpërmjet një prononcimi për "E < - press Intervist" në KT=, e ka komentuar si jo pozitive zgjedhjen e Ismajlit. Ai gjithashtu ka treguar se ka pasur shantazh nga Ismajli, i cili ka kërkuar të jetë pjesë e ekipit të parë të Kosovës.

EROLL SALI54 - "Ai që nuk e do Kosovën, nuk e do as Shqipërinë. Ai mund ta gënjejë veten. Në aspektin sportiv është shantazh. Nuk mund t'i garantojë trajneri askujt se do të luajë. Nuk ka luajtur me skuadrën e vet, por e kemi bërë kapiten te të rinjtë. Megjithatë, gjithçka varet nga karakteri", ka thënë fillimisht Salihu. Sekretari i përgjithsh­ëm i FFK-së ka shtuar se Kosova i ka kërkuar Shqipërisë të mos joshë më të rinjtë e saj, sidomos ata që luajnë për përfaqësue­sen dardane. "Shqipëria na ka lajmëruar në mënyrë miqësore dhe kemi raporte shumë të mira me ta. Kur na lajmëruan, u kemi thënë se nëse është vendim i lojtarit, nuk duam të ndërhyjmë. Megjithatë e theksoj dhe përsëris se ai që nuk e do Kosovën, nuk mund ta dojë as Kombëtaren e Shqipërisë", ka deklaruar Salihu.

AR6JA7 ISMAJLI - Më herët, vetë mbrojtësi foli për mediat kroate në lidhje me zgjedhjen që kishte bërë > "Menjëherë pas telefonatë­s së Panuçit, vendosa të luaj për Shqipërinë. Nuk doja të lija shokët te Kosova U-21 deri në përfundim të kualifikue­seve,

para se të mbyllej cikli, meqenëse isha kapiteni dhe lojtari më i mirë. Jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t'u promovuar".

 ??  ?? Eroll Salihu me Ardian Ismajlin
Eroll Salihu me Ardian Ismajlin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania