Panorama Sport (Albania)

Bushi: Durmishaj ka dhënë garanci që do zgjedhë Shqipërinë

#rajneri e ka krahasuar me Mingën

-

Ekipi kombëtar U- 21 ka zgjedhur stadiumin e ri të sapopëruru­ar të Librazhdit për t=u stërvitur në kuadër të miqësoreve që do të zhvillojë në datat 16 dhe 1> nëntor kundër Maltës. Prej së hënës, Kombëtarja Shpresa është akomoduar në një prej hoteleve të zonës dhe zhvillon normalisht dy seanca stërvitore në ditë. ?akimi i parë do luhet në "Selman Stërmasi" dhe takimi tjetër në "Loro Boriçi". Në seancën stërvitore të zhvilluar paradite në qytetin e Librazhdit tekniku Alban Bushi e nisi me një seancë stërvitore të lehtë. Jo shumë ngarkesë fizike.

?rajneri - @etë Bushi komenton rreth dy takimeve të radhës. "Në ndeshjet e kaluara kemi bërë mirë dhe kam bindjen se do vazhdojmë duke u ngritur edhe në ndeshjet e radhës. Pres të plotësohem­i në sulm dhe në mbrojtje, pasi shoh të nevojshëm një sulmues të mirëfilltë, i cili na mungon dhe një mbrojtës të majtë. Jemi në pritje edhe të disa lojtarëve të tjerë që luajnë në kampionate­t e huaja, të cilët po të na bashkohesh­in do na bënin go A ha punë, pasi i kam vënë re se në ekipet e tyre kanë luajtur go A ha minuta dhe gëzojnë formë të mirë. Në këto dy miqësore me interes do shoh edhe disa lojtarë që në optikën time janë goAha të talentuar, mirëpo në ekipet e tyre e kanë pasur konkurrenc­ën e madhe dhe nuk kanë pasur shumë minuta. Për këtë arsye jam detyruar të lë jashtë disa emra të kampionati­t shqiptar, të cilët i kam më të thjeshtë t=i shoh dhe studioj sesa këta futbollist­ë që vijnë nga kampionate të huaja dhe i vlerësojmë vetëm me anë të disa videove", shprehet fillimisht trajneri i Kombëtares U-21. Durmishaj - ?rajneri ka prekur edhe çështjen e talentit shqiptar B iorin Durmishaj që militon me Panioniosi­n në Greqi dhe që në të shkuarën e ka krahasuar me legjendën Minga. "Kam marrë garanci nga vetë Durmishaj që do t = i bashkohet Kombëtares shqiptare pa asnjë hezitim. Pjesa e shërbimit ushtarak që është i detyruar të kryejë është bërë pengesë për të ardhur në këto dy ndeshje që Kombëtarja ka nevojë, por kjo nuk do të thotë se futbollist­i ka nevojë për t = u menduar lidhur me vendimin e tij për të qenë pjesë e Shqipërisë. Për ne, ardhja e Durmishajt do jetë një privilegj pasi B iorini është një lojtar që të gjithë do ta lakmojnë", ka deklaruar Alban Bushi që ka kompliment­uar kushtet në stadiumin e ri modern dhe pritjen që u është bërë kuqezinjve të vegjël në Librazhd. Ledion 1oshku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania