Panorama Sport (Albania)

Vllaznia “amerikane”, Halili: Kthehemi në majë

“Pas basketboll­istëve nga SHBA do vijnë edhe 2-3 të tjerë”

- SENAD NIKSHIQI

rajneri i ri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, kroati Neven Plantak, ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën e tij. Tekniku i ri ka zhvilluar seancat e para stërvitore me basketboll­istët shkodranë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Të pranishëm në stërvitje janë edhe tre basketboll­istët amerikanë, Malik Karter, Austin Dasent dhe Mikael Handlej. Në këto stërvitje të para drejtori i ri teknik i basketboll­it të meshkujve, Altin Halili, u shpreh se presidenti i ri, Alban Xhaferri, mori skuadrën duke parë vështirësi­të dhe renditjen në vend të fundit.

“Këtë javë ka nisur punën trajneri i ri, kroati Neven Plantak. Jemi të gjithë këtu për t’ju gjendur pranë Vllaznisë në këtë moment të vështirë. Shpresojmë që të bëhet më e mira për këtë skuadër. Presidenti Xhaferri ka vendosur që ta marrë skuadrën për ta ngritur sërish në nivele të larta. Duke parë momentin e keq të skuadrës ne duam që ta shpëtojmë sepse Vllaznia nuk e meriton. Kemi marrë trajnerin e huaj dhe tre basketboll­istë amerikanë dhe shpresojmë që bashkë me lojtarët vendorë skuadra të ndryshojë. Ne shpresojmë që të sjellim edhe lojtarë të tjerë që kanë qenë me Vllazninë dhe janë larguar. Them se do të vijnë edhe disa të tjerë për të përforcuar ekipin. Ardhja e amerikanëv­e është bërë në ato pozicione ku ekipi ka nevojë për përforcime, ndërsa brenda dy-tre ditëve pritet të mbyllen tratativat me lojtarë të tjerë”.

Objektivi i momentit i trajnerit të ri, drejtorit dhe presidenti­t të basketboll­istëve kuqeblu, është që ekipi i Vllaznisë të kapërcejë këtë moment aspak pozitiv, duke qenë se rrezikon rënien në Kategorinë B.

“Fillimisht ne duam që skuadra të kalojë këtë moment të vështirë ku ndodhet. Duhet që të dalë nga ky ngërç psikologji­k dhe skuadra ta rimarrë veten përsëri dhe të nis ngjitjen sepse momentalis­ht është në vendin e fundit. Do kemi dy javë kohë sepse është kombëtarja dhe shpresojmë që në këtë kohë pushimesh ekipi të përmirësoh­et. Unë ftoj edhe tifozët ultras që për shumë kohë nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e pallatit të sportit, të rikthehen sërish sepse gjërat po ndryshojnë dhe kemi nevojë për të gjithë.

Ish- basketboll­isti Altin Halili që ka marrë rolin e drejtorit teknik te Vllaznia shprehet se ka ardhur me një plan afatgjatë tek ekipi kuqeblu për ta rikthyer sërish te lavdia e para pak viteve kur shkodranët shpalleshi­n kampionë. Halili kishte disa kohë që ishte larg nga sporti aktiv dhe tashmë rikthehet me këtë pozicion të rëndësishë­m.

“Asgjë nuk ka ndodhur që jam rikthyer. Thjesht të gjithë nuk mund të jemi në një vend. Ishin të tjerë më përpara, tani jam unë, ndërsa në të ardhmen do jenë sërish të tjerë. Kam ardhur duke parë gjendjen e ekipit dhe të jap edhe unë kontributi­n tim në këtë moment të vështirë. Patjetër që jemi këtu për një plan afatgjatë. Me realizimin e objektivav­e, presidenti Xhaferri ka për qëllim që të bëjë investime të thella në skuadër dhe të arrihet maksimumi. Kur skuadra të rikthehet në elitë, investimi do të jetë shumë më serioz”.

Këto ditë pritet që presidenti, trajneri i ri bashkë me lojtarët e ardhur dhe ata që do të vijnë, të bëjnë një prezantim zyrtar, ndërsa praktikish­t tekniku kroat Plantak ka nisur punën.

ARTE MARCIALE

 ??  ?? Drejtori teknik i Vllaznisë, Altin Halili
Drejtori teknik i Vllaznisë, Altin Halili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania