Panorama Sport (Albania)

Tonali i shkel syrin Milanit: Jam kuqezi

“Unë si Andrea? Jo, më ka frymëzuar gjithnjë Xhenaro Gatuzo”

-

andro Tonali është një nga talentet më të kulluara të futbollit italian që po pret të bëjë hapin e madh në karrierë. Në Itali janë të sigurt që 18vjeçari do të jetë pasuesi i denjë i Andrea Pirlos jo vetëm për ngjashmëri­në fizike, por edhe për mënyrën e lojës. Lëvizjet, pozicionim­et taktike dhe madje edhe vrapimi, futbolldas­hësve u kujton legjendën e Milanit dhe Juventusit, i cili po ashtu ka një të kaluar te Breshia.

Italia - 18- vjeçari ka tërhequr interesim nga shumë klube europiane falë paraqitjev­e me klubin nga Serie B dhe moshat e reja të Italisë, çka i ka mundësuar edhe grumbullim­in me kombëtaren e Roberto Mançinit, megjithëse nuk ka luajtur ende ndeshjen e tij të parë në Serinë A. Pikërisht nga Koverçano, ku është i grumbullua­r me “Axurrët”, mesfushori ka folur për emocionet e të qenurit në kombëtaren e madhe: “Është një ndjesi e fortë me emocione të mëdha. Për mua është një ëndërr që realizohet prania në këtë grup dhe do të luftoj për të qenë në vazhdimësi pjesë e tij”.

Merkato - Në fjalën e tij në konferencë për shtyp, Tonalit i është dashur të përgjigjet edhe për zërat e merkatos. Në fakt, prej kohësh disa klube të rëndësishm­e si Juve, Milan, Inter dhe Çelsi duan të gjejnë një akord të favorshëm me Breshian për të riun, por kërkesa e presidenti­t Masimo Çelino vërtitet te 25 milionët eurot. “Fanella e ardhshme? Sinqerisht që nuk e di. Nuk e kam menduar ende të ardhmen, por nuk mund të mohoj që ngaherë kam qenë tifoz i Milanit”. FRANCEZI

Nga kuqezinjtë te Gatuzo e Pirlo rruga nuk është e gjatë, me mesfushori­n (luan në tre pozicionet e mesit të fushës) që megjithëse krahasohet me Pirlon ka habitur gazetarët kur deklaroi: “Nuk jam i ngjashëm me Pirlon. Gjithmonë më ka frymëzuar

Gatuzo, për shpirtin e tij luftarak dhe agresivite­tin e shfaqur në fushë. Më krahasojnë me Pirlon për shkak të karakteris­tikave fizike, por megjithëse e vlerësoj si kompliment, është një aspekt për të cilin nuk mendoj shumë”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania