Panorama Sport (Albania)

Fiton mbi 300 mijë euro në javë, Mbape: Marrim rroga të turpshme

-

Katapultim­i në karrierën e tij ka qenë aq i shpejtë sa duket sikur kemi një jetë që e admirojmë në fushën e blertë. Por, shumë veta harrojnë se Kilië Mbape është vetëm 19 vjeç, ka ende një karakter në formësim e sipër dhe ka ende shumë histori për të treguar në vetën e parë ose si spektator. Ajo e parave, për shembull, është një temë shumë aktuale dhe që ka lidhje direkte me sulmuesin e PSG-së. Vetëm një vit më parë, parisienët paguan 180 milionë euro te Monako për talentin e datëlindje­s 1998, duke i garantuar atij sipas kontratës që ka zbuluar “Football Leaks”, 50 milionë euro në 5 vite dhe disa nga klauzolat e propozuara nga menaxheri i talentit, i cili kërkoi përveç truprojës edhe një avion privat. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë fëmijë se do të mund të vleja kaq shumë, por unë rrjedh nga një familje modeste dhe për mua këto shifra janë të turpshme”, shpjegoi kampioni i botës gjatë një interviste për televizion­in RTS. “Por, bota e futbollit dhe merkatos kështu funksionoj­në. Dhe unë nuk dua ta ndryshoj këtë sistem, e respektoj”. Ish-talenti i Monakosë më pas u ndal të shpjegonte edhe karakterin e tij dhe u dha një këshillë të rinjve: “Duhet të ëndërrojnë gjithnjë dhe të mos ia vësh veshin atij që dyshon te ty dhe të mos lejosh askënd që të të thotë se diçka është e pamundur. Unë kam shumë vetëbesim dhe mendoj se është e natyrshme, por në përditshmë­ri duhet të jesh modest. Në të ardhmen dua të shkruaj historinë e vetvetes. Nuk dua të jem kopja e lojtarëve të tjerë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania