Panorama Sport (Albania)

Shkriniar: Atalanta, një shpullë që do të na bëjë mirë

Mbrojtësi i Interit premton reagimin e skuadrës

-

“Kundër Atalantës na shkoi gjithçka shumë keq, një ditë e errët. Gjithsesi, një shpullë e tillë do të na bëjë vetëm mirë, sepse ndoshta kishim nevojë që të zgjoheshim nga gjumi”. Mbrojtësi i Interit, Milan Shkriniar, e ka komentuar kështu disfatën e pësuar nga zikaltrit në fundjavë, në transfertë­n e Bergamos, nga grumbullim­i me Kombëtaren sllovake. “I kishim dhënë një vrull shumë të rëndësishë­m udhëtimit tonë në kampionat, duke vendosur një seri të gjatë fitoresh, por gjithsesi edhe vendi i tretë që mbrojmë është mjaft pozitiv. Në të njëjtën kohë, po ecim shumë mirë edhe në Champions dhe besojmë se do të arrijmë të kualifikoh­emi në 1/ 8-at e turneut. Madje, që pas barazimit me Barcelonën, të gjithë biseduam me njëri-tjetrin dhe jemi të bindur se në Londër do të shkojmë për kualifikim. Një barazim atje nuk është i pamundur për ne, përkundraz­i jemi të bindur se mund edhe të fitojmë, për ta siguruar kështu kualifikim­in një ndeshje përpara fundit të fazës së grupeve. Kundërpërg­jigje pas Atalantës? Patjetër, jemi një grup i fortë, por ndoshta kur vjen nga shtatë fitore radhazi dhe një barazim me Barcelonën, ndoshta te ne pati një lloj shpërqendr­imi, ndoshta ishim disi më euforik seç duhej, por tani jemi zgjuar nga gjumi dhe jemi rikthyer me këmbë në tokë. Po presim me padurim që të rinisim udhëtimin tonë në Serinë A dhe unë jam gjithmonë gati që të jap maksimumin për Interin, pasi sivjet mendojmë se mund të bëjmë një sezon shumë të rëndësishë­m, në kampionat dhe në Champions”, përfundoi Milan Shkriniar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania