Panorama Sport (Albania)

Nuk është shërbëtori i Ronaldos, Benzema parakalon portugezin

Është lideri i madrilenëv­e, vetëm 4 sulmues më të mirë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Santiago Solari ka dorë në rikthimin e Realit te rezultatet pozitive, por pa ndihmën e sulmuesit Karim Benzema nuk do t'ia arrinte të fitonte postin e trajnerit për dy vitet e ardhshme. Si me magji, sulmuesi francez u transformu­a dhe ka marrë në dorë fatet e skuadrës madrilene, ndryshe nga epoka e krizës me Lopeteguin. Ndaj Selta Vigos bëri atë që i kërkohet një sulmuesi: të shënonte. Dhe për të ishte goli i dhjetë i sezonit, çka e bën golashënue­sin më të mirë të Realit deri në këto momente. Por, përveç golave, ai është vendimtar dhe ndihmon skuadrën. Dhe tani në Madrid ka një epokë të re, e cila sigurisht që krahasohet me atë që ka bërë histori te Reali: Kristiano Ronaldon. Këtë herë, ky i fundit e humbet duelin me sulmuesin francez. Karim Benzema ka shënuar më shumë gola sesa portugezi i Juventusit. Deri tani, ai ka shënuar vetëm 9 gola: 8 në Serinë A dhe një në Champions League. Benzema, nga ana tjetër ka shënuar 10:5 në kampionat, tre në Ligën e Kampioneve, një në Superkupën e Europës dhe një tjetër në Kupën e Mbretit. Por, Karim Benzema është nga ata sulmues që nuk jeton vetëm për golat, ai jeton edhe për të ndihmuar skuadrën, për t'u sakrifikua­r, për t'u kthyer në mbrojtje dhe për të shërbyer shokët. "Ndonjëherë shumë njerëz nuk e kuptojnë rolin tim në fushën e lojës", tha Benzema pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Viktoria Pëlzen. Ka qenë gjithmonë "shërbëtori" i Kristiano Ronaldos dhe tani i duhet të bëjë liderin e sulmit të Realit. Dhe statistika­t tregojnë se nuk është duke e bërë keq. Sepse në Europë, vetëm 4 sulmues kanë arritur të shënojnë më shumë sesa numri nëntë i Realit të Madridit: Levandovsk­i 15 gola, Mesi 14

gola, Mbape 13 gola, Joviç 12 gola. Në Spanjë vetëm Mesi ka shënuar më shumë se ai, por Benzema e di që me

të nuk mund të krahasohet. Luftën në distancë e ka me Ronaldon. Deri tani e ka fituar...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania