Panorama Sport (Albania)

Klipers thyejnë kampionët në shtesë

Golden Stejt vuan mungesën e Stefen Kërrit, pëson humbjen e tretë sezonale

- ARTIN LLESHAJ

Klipers vazhdojnë të befasojnë në NBA, ku këtë herë kanë arritur t'i rrëmbejnë fitoren pas kohës shtesë kampionëve në fuqi të Golden Stejt me rezultatin 121-116 (koha e rregullt përfundoi 106-106), falë Lu Uilliams, i cili ishte protagonis­t absolut i ndeshjes me 25 pikë decizive të realizuara ndaj "Warriors". Italiani Galinari e bëri më së miri detyrën e tij në mbrojtje për skuadrën nga Los Anxhelosi. Ndërkohë, Golden Stejt vuan mungesën e Kërrit, i cili vijon të mungojë për shkak të një problemi muskulor, ku në sfidën ndaj Klipers u zëvendësua nga Kuin Kok. Vendësit kishin edhe ata mungesat e tyre të rëndësishm­e për këtë sfidë ku nuk ishin të padisponue­shëm Bradlej, Mbah dhe Moute. Të luash kundër kampionëve, duhet patjetër të mbash një ritëm të lartë gjatë gjithë kohës dhe këtë gjë vendësit e realizuan shumë mirë, me italianin Galinari që edhe pse me bërrylin e fashuar tregoi një formë shumë të mirë, duke i dhënë një ndihmesë të madhe skuadrës së tij, sidomos në fazën mbrojtëse. Momenti deciziv i ndeshjes është atëherë kur Durant braktis parketin pas plotësimit të numrit të faulleve dhe këtu shfaqet në skenë Lou Uilliams, i cili deri në ato çaste kishte zhvilluar një lojë me oshilacion­e. Ai realizon 10 pikë vendimtare në minutat e fundit, duke mos gabuar asgjë dhe duke i dhuruar triumfin ekipit të tij ndaj kampionëve. Për Golden Stejt më i miri ishte Durant me 33 pikë, 11 rikuperime në tabelë dhe 10 asistime. Humbet skuadra e San Antonio, që u mund 10499 nga Sakramento, sfidë në përgjithës­i e ekuilibrua­r, por vendësit u shkëputën në fund dhe triumfuan falë 22 pikëve të Bogdanoviç. Dallas mposhti 103-99 Çikagon, ndeshje e luajtur në fushën e këtyre të fundit. LaVin me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e "demave", ndërsa për skuadrën nga Teksasi u dallua Barnes me 23 pikë. Fitorja e nëntë sezonale për Filadelfia­n,

që triumfoi 124-114 ndaj Majemit, takim i dominuar nga miqtë, të karikuar edhe nga lajmi i transferim­it të Butler, i cili nuk luajti në këtë sfidë. Më i miri në parket ishte Embid me 35 pikë e 18 rikuperime në tabelë, i cili pati edhe mbështetje­n e Redik me 25 pikë. Rikthehet te fitorja skuadra e Oklahomës, e cila mposhti me rezultatin 118101 Feniks, me Xorxh në një formë të shkëlqyer (32 pikë të realizuara). Ndërkohë, Minesota fitoi me shifrat 120-113 ndaj Bruklin, falë 25 pikëve e 21 kërcimeve në tabelë nga Touns.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania