Panorama Sport (Albania)

Higuain dënohet 2 ndeshje, Milani do t’ia kthejë Juves

Gjendja e sulmuesit, mund të mos ushtrohet e drejta e blerjes

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Higuain ka marrë një pezullim prej 2 ndeshjesh pas kartonit të kuq të marrë në takimin kundër Juventusit. Argjentina­si ka shpërthyer ndaj arbitrit të ndeshjes dhe ky i fundit i ka treguar kartonin e kuq. Për pasojë të sjelljes së tij, argjentina­si do të mungojë kundër Lacios dhe Parmës. Në motivimin e Komisionit Italian të Disiplinës, vendimi për të sanksionua­r bomberin e Milanit, motivohej me faktin: “Ka protestuar ndaj drejtuesve të garës, ka shfaqur një sjellje të pasjellshm­e ndaj arbitrit kryesor, ndaj të cilit është afruar kërcënuesh­ëm në minutën e 83-të të ndeshjes Milan– Juventus. Futbollist­i ka protestuar haptazi dhe ka shfaqur nervozizëm deri në momentin që është larguar plotësisht nga fusha”.

APELIM - Me lojtarin që ankohet se nuk mbrohet nga arbitrat, në krah të tij ka dalë klubi. Drejtuesit e Milanit nuk kanë ndenjur duarkryq në këtë situatë dhe kanë vendosur të paraqesin menjëherë apelimin e tyre kundër vendimit nga federata. Drejtuesit kuqezinj do të kërkojnë që dënimi i sulmuesit të shkurtohet me 1 ndeshje dhe “El Pipita” të mungojë vetëm në takimin kundër Lacios. Pikërisht, bardhekalt­rit kanë “frymëzuar” avokatët e “Djallit”, sepse ka qenë një dënim i vitit të kaluar i Imobiles, i cili nga dy javë ka parë t’i ulet dënimi në një të vetme. Ky precedent thuhet se do të përdoret nga kuqezinjtë për të marrë një lehtësim të sanksionit për argjentina­sin, aq më tepër që pamjet konfirmojn­ë se irritimi i lojtarit në takimin kundër Juventusit ka ardhur si pasojë e një vendimi të gabuar të gjyqtarit Maxoleni.

KTHIM PAS – Në momentin e ndëshkimit, pavarësish­t tensionit, Gonzalo u mundua t’i qetësojë edhe lojtarët e Juventusit, përveç shokëve të Milanit. Ronaldo, Kielini e në

fund Matudi, ishin ndër ata që iu afruan argjentina­sit në daljen e tij nga fusha. Lojtari nuk i ka ndërprerë ende marrëdhëni­et me ish-skuadrën, sepse vlerësohet nga të gjithë që nga trajneri e deri te tifozët, ndërsa vetë Higuain ka thënë që ishin drejtuesit ata që e larguan. Duhet kujtuar se argjentina­si është i huazuar (për 18 milionë euro të paguara) te Milani teksa blerja e tij (edhe 36 milionë euro) mund të

ndodhë në fund të sezonit. Kuqezinjtë kanë të drejtën e blerjes së kartonit, por duke parë koston e lartë (karton, rrogë dhe taksa) mund të stepen, sidomos me bomberin që vazhdon të shfaqë një lloj “alergjie” ndaj ndeshjeve të mëdha. Fundi i sezonit do të hedhë dritë mbi vendimin e Milanit, por nëse Higuain nuk ndryshon, ka mundësi që martesa me “Djallin” të mos përfundojë në “altar”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania