Panorama Sport (Albania)

Goli për modelen serbe, Gjimshiti: Ja si e ndala Ikardin dhe Interin

"Me .zraelin gabuam, /ana na mungon, por shohim përpara"

- LEONIDHA MUSAJ

Hera e parë nuk harrohet kurrë... Ashtu ishte për Berat Gjimshitin goli ndaj Interit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare gjeti golin e parë në Serinë A dhe kishte një dedikim të veçantë për të. Ngre duart dhe formon një zemër gjatë festës. I dedikohet të dashurës serbe Alisa Menkoviç sipas "Sky Sport", modelja e cila ka çmendur rrjetet sociale dhe mediat italiane. Por nuk është koha për "Gossip" sepse Gjimshiti kërkon të përqendroh­et maksimalis­ht te ndeshja me Skocinë dhe shpreson që Kombëtarja të bëjë mirë. Në konferencë­n për shtyp nga Durrësi, ai tregon duelin me Ikardin dhe thotë se Kombëtares i mungon një si Lorik Iana në fushën e lojës.

; ini në Kombëtare pas golit të shënuar ndaj Interit. Mendoni se ky është momenti më i mirë për ju?

Nuk e di nëse kam pasur ndonjë moment më të mirë, apo të kem ardhur pas një goli të shënuar. Besoj që është një moment i bukur personalis­ht, por unë vij këtu për të dhënë maksimumin dhe nuk ka problem nëse kam shënuar apo jo me ekipin tim.

Trajneri tha se kemi pësuar gola foshnjarak­ë dhe tha se skuadra është memece dhe nuk flet në fushë. Çfarë nuk po shkon?

Nuk e di çfarë nuk po shkon. Me Izraelin kemi bërë një ndeshje të mirë dhe nuk e merituam humbjen. Na mungoi fati dhe pësuam golin e parë në mënyrë të befasishme. Ishim si të ngrirë në ato momente dhe nuk e pritëm pasimin e portierit. Bëmë të gjithë një gabim, por këto gjëra ndodhin në futboll.

Shënuat autogol në Skoci, ndërsa me Interin u zhbllokuat në Serinë A. Mendoni t<i shënoni Skocisë?

Për mua nuk ishte autogol, sepse goditja ishte në portë. Megjithatë nuk ka problem. Nuk e di nëse do shënoj apo do luaj me Skocinë. Nëse do të jem në fushë, do të jap më të mirën. Por fillimisht dua të bëj mirë detyrat mbrojtëse, pastaj të shfrytëzoj rastet për gol.

Sa e vështirë ishte të markoje Ikardin?

Mendoj se është vështirë t'i markosh të gjithë sulmuesit në Itali, jo vetëm Ikardin. Është një nivel i lartë i sulmuesve në Itali. Për mua është çështje psikologji­ke. Nëse vendos që ta markosh një lojtar atëherë e ndal atë.

A mungon Lorik Cana në ekipin Kombëtar, duke qenë se trajneri ka thënë se ekipi tani është memec dhe nuk flet në fushë?

Sigurisht që mungon, por ne duhet të shohim përpara dhe jo mbrapa. Sepse jeta në futboll ecën shumë shpejt. Duhet të japim të gjithë më të mirën nga vetja që të bëhet ekipi më i fortë dhe i bashkuar.

Trajneri nuk e mohoi mundësinë për të luajtur me tre mbrojtës. A jeni gati për ta bërë këtë gjë?

E kemi si alternativ­ë, sepse kemi luajtur me Jordaninë. Kemi shumë lojtarë në mbrojtje që kanë luajtur me këtë sistem në ekipet e tjera. Nuk mendoj se do të jetë problem. Këtë e vendos trajneri.

Ju luani në Itali, ku i jepet shumë rëndësi mbrojtjes. Mendoni se Kombëtarja i ka problemet vetëm te mbrojtësit apo në mënyrën si mbron e gjithë skuadra?

Mbrojtja bëhet me të gjithë ekipin dhe jo vetëm me katër lojtarë. Gabimet që kemi bërë ne janë gjëra të mbrojtjes dhe gabime personale. Kjo ishte ajo që na kushtoi shumë në ndeshjen e fundit.

Trajneri e pranoi humbjen ndaj Skocisë. Çfarë duhet të ndryshojmë në këtë ndeshje?

Tani do të jetë një ndeshje e vështirë. Trajneri ka të drejtë kur thotë se ata luajtën më mirë, por ne kemi mundësinë të tregojmë vlerat tona përballë tifozëve. Në fund mendoj se do ta arrijmë atë që duam.

Keni një mesazh për tifozët?

Ata na kanë përkrahur gjithë kohën dhe jam i bindur që do të jenë në stadium. Do të na japin forcën dhe mbështetje­n që na kanë dhënë gjithmonë.

 ??  ??
 ??  ?? Ergys Kaçe dhe kapiteni Mavraj, gjatë seancës së djeshme stërvitore
Ergys Kaçe dhe kapiteni Mavraj, gjatë seancës së djeshme stërvitore
 ??  ?? Gjimshiti duke festuar golin ndaj Interit
Gjimshiti duke festuar golin ndaj Interit
 ??  ?? Alisa Menkoviç
Alisa Menkoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania