Thyhet Skënderbeu, Struga e bën festë në Korçë
Shehi hedh në fushë titullarët, i mund skuadra e Lenës
truga fiton për të dyt in edicion radhazi Kupën “Pavarësia”, që u zhvillua dje në qytetin e Korçës. Ekipi shqiptar nga Maqedonia, që militon në Ligën e Dytë, pasi mposhti Skënderbeun në gjysmëfinale me shifrat 1-0, ia doli të triumfonte edhe ndaj Otrant të Ulqinit në finale me po të njëjtin rezultat. Në këtë edicion merrnin pjesë katër skuadra: Skënderbeu, Otrant i Ulqinit, 2 Korriku i Prishtinës dhe Struga nga Maqedonia. Ndeshjet u zhvilluan nga 45 minuta, teksa gjysmëfinalet ishin Skënderbeu-Struga dhe 2 Korriku-Otrant. Skënderbeu nuk arriti dot të imponohet përballë Strugës, me këta të fundit që siguruan biletën për në finale. Pavarësisht se me një pjesë të mirë të titullarëve në fushë, korçarët dukeshin krejt të pamotivuar dhe nuk arritën të bëjnë diferencën përballë ekipit nga Maqedonia, që udhëhiqej nga Nijaz Lena, ish- lojtar i Flamurtarit, Kukësit dhe Teutës në kampionatin shqiptar. Struga u mbrojt mirë dhe vuri në situata të vështira lojtarët bardhekuq. Për t’i dhënë fitoren ekipit mik mendoi edhe një pellg me ujë i krijuar si pasojë e shiut me intensitet të një dite më parë në Korçë. Pikërisht, atje mbeti pasimi i Alitit në drejtim të Dajsinanit, që u shfrytëzua më së miri nga Hajredini, duke çuar Strugën në finale. Pavarësisht rasteve të bardhekuqve, gjithçka u mbyll në favor të Strugës. Vlen të evidentohet një goditje e Gripshit, që u ndal nga traversa, por edhe një rast i mesfushorit Dita. Ndërkohë, gjysmëfinalja e dytë u vendos vetëm falë gjuajtjeve nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola. Një ndeshje e barabartë mes Otrant dhe 2 Korrikut, por nga 11-metërshat skuadra nga Mali i Zi ishte më e saktë, duke fituar 6-5. FINALJA
Në finale u përballën Struga me Otrantin dhe fituesit në fuqi të Kupës Pavarësia arritën të mbrojnë trofeun. Ekipi nga Maqedonia që synon këtë vit të ngjitet në Ligën e Parë, u
paraqit më mirë në ndeshjen finale, duke gjetur golin me anë të Llogës, i cili bëri një goditje spektakolare nga jashtë zone. Në këtë takim spikatën edhe Nijaz Lena, Flamur Tairi dhe Ardit Shaqiri, që në të kaluarën kanë qenë pjesë e ekipeve të Kategorisë Superiore. Pas përfundimit të aktivitetit, FSHF si organizatore shpërndau edhe disa çmimet përveç trofeut që i shkoi Strugës. Nijaz Lena u shpall lojtari më i mirë, ndërsa 2 Korriku nga Prishtina ekipi “Fair Play”. Ky ishte edicioni i 10-të i Kupës Pavarësia, teksa për herë të dytë u zhvillua në qytetin e Korçës.