Panorama Sport (Albania)

Nga ferri në parajsë, Milani mund Dudelanzhi­n

Dudelanzhi befason “Djallin”, Çalha e dërgon në “parajsë”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Frika, më pas shkund ja e në fund goleada. Milani mund 5- 2 Dudelanzhi­n në ndeshjen e pesë të Grupit F në Ligën e Europës, por fillimisht gabon duke nënvlerësu­ar rivalin. Në 30 minutat e fundit, kuqezinjtë zgjohen dhe shënojnë tri herë. Fitorja rezulton e dobishme për “Djallin” që ndaj Olimpiakos­it mund t’i lejojë vetes një humbje duke mbrojtur 3- 1 e takimit të parë, sikur ajo e radhës të ishte një sfidë me eliminim direkt.

BARAZIM NË PUSHIM — Milani me sa duket i ka alergji luksemburg­asit, sidomos nëse marrim për bazë edhe ndeshjen e parë ku skuadra e Gatuzos mezi fitoi 1-0. Dje u përsërit skenari i 20 shtatorit të kaluar, me miqtë që patën luksin e gjetjes së dy golave. Shtols gjen goditjen e jetës për të barazuar 1-1, teksa fillimisht Milani kishte kaluar në avantazh me Kutronen të shërbyer nga Higuain për golin e katërt sezonal në Ligën e Europës. I diskutuesh­ëm goli mik për shkak se erdhi nga zhvillimet e një goditjeje këndi të dhënë gabimisht nga arbitri. Nën vëzhgim ishin Haliloviç, Bertolaçi dhe Simiç, por vetëm ky i fundit dha disa sinjale inkurajues­e, megjithëse kishte një kohë të gjatë pa luajtur.

“PIPITA” — Numrit 9 kuqezi nuk i mjafton asisti, teksa kërkon patjetër golin, duke ditur skualifiki­min që e pret

në kampionat. Ashtu si argjentina­si, edhe Çalhanoglu që spikat më shumë për zell sesa kthjelltës­i. Kur pritet të shkëlqejnë milanistët, Tyrpel ngrin “San Siro”-n, falë edhe një gabimi të Zapatës. I kapur në befasi nga kolegu Topmëler, Rino Gatuzo hedh në fushë Suson në vend të Haliloviçi­t. Me spanjollin kuqezinjtë rrisin xhirot, por përsëri Shtolc i afrohet golit të tretë.

REAGIM - Kur duket se sfida do të transformo­het në makth për vendësit, Çalhanoglu kroson fort në zonë. Kutrone sulet drejt topit dhe lëvizja e sulmuesit detyron Kruc të devijojë topin në portën e tij. Barazim. Dinamikë thuajse e njëjtë për golin e katërt, kur Shnel çon topin pas shpinës së Bonfua, teksa më parë kishte shënuar dhe Çlahanoglu me një të

djathtë nga 25 metra, gol për të cilin më shumë peshon gabimi i portierit se forca e turkut. Ky i fundit protagonis­t edhe në golin e pestë. Suso kroson në zonë dhe numri 10 sheh goditjen t’i ndalet nga traversa. I sapofuturi Borini e ka fare të lehtë

të vulosë sfidën me rezultatin përfundimt­ar, teksa Milani sheh nga Sevija, ku Betisi mund Olimpiakos­in. Sfida në Greqi do të vendoset nga rezultatit i takimeve direkte, me kuqezinjtë që duhet të ruajnë fitoren 3-1 në “San Siro”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania