Panorama Sport (Albania)

Inter beso te Barça, nuk humb prej 28 takimesh

100% suksese për spanjollët në grup brenda fushe

- Përgatiti: LEDIO NASE

Të fitohet me PSVnë, me një sy nga rezultati i “Camp Nou”-t. Një kohë ekzistonin radiot, më pas lajmërimet në maksi- ekranet e stadiumit. Tani ndeshjet në distancë mund të ndiqen në komoditet të plotë edhe me një telefon në dorë, gjithë 90’; e me siguri, më 11 dhjetor gjatë Inter- PSV, dikush nga pankina zikaltër do jetë duke pritur edhe fundin e Barça- Totenhem, vendimtare për kalimin në 1/ 8-at. Nëse fitojnë “Spërsat”? “Lamtumirë” Champions, mbaron gjithçka, pavarësish­t një suksesi në “San Siro”: ja përse zikaltrit duhet të bëjnë pjesën e tyre, por të shpresojnë edhe te fitorja e katalanasv­e.

FORTESA “CAMP NOU” - Në stadiumin e tyre, “Camp Nou”, që prej disa vitesh tashmë është (thuajse) gjithmonë sinonim i fitores. Matematiki­sht 93%: aq sa është përqindja e fitoreve në shtëpi të Barçës në kompeticio­nin madhor europian në pesë vite e gjysmë ( 2050 ditë...): 28 ndeshje, 26 fitore e 2 barazime. Për humbjen e fundit është e nevojshme të kontrolloh­et e mërkura e 1 majit 2013: BarcelonaB­ajern 3- 0 pas “pokerit” gjerman në ndeshjen e parë. Për t’u kujtuar: ishin “blaugrana”-t më të dobët të dekadës së fundit dhe bavarezët niseshin drejt fitores së trofeut.

SHPRESË - Nga ai moment, pra, sezoni 2012-’ 13 ( i pari post- Guardiola, me Tito Vilanovën në pankinë), njohin vetëm rezultate pozitive në fushën e tyre: iberikët grup ndanin grupin me Benfikën, Sëlltikun e Spartakun e Moskës dhe përpara turnit të fundit ishin të parët me 12 pikë, portugezët dhe skocezët me 7 pikë, rusët me 3. Barça barazoi në të fundit me Benfikën 0- 0, Sëlltiku kaloi Spartakun 21 dhe u kualifikua. Një statistikë, mbi të cilën varen tifozët zikaltër, të cilëve për 1/ 8- at do u mjaftonte një barazim kundër PSV- së në rast humbjeje të Totenhemit. 26 fitoret në serinë e pandërprer­ë prej pesë vitesh e gjysmë, pra, nga katalanasi­t; po 2 barazimet? Kundër Atletikos së Madridit e Juventusit: me “colchonero­s” e Simeones në çerekfinal­en e parë të 2014- ës, kundër bardhezinj­ve, në të njëjtën fazë, por në 2017-ën. Statistika brenda statistikë­s është shumë e qartë: në pesë sezonet e fundit, në shtëpi dhe duke konsiderua­r vetëm fazat e grupeve, Barcelona ka fituar gjithmonë, 15 nga 15. Dhe gjithmonë me rezultat të thellë (53 gola të shënuar, mesatarish­t 3.5 për ndeshje dhe vetëm 7 të pësuar), duke mposhtur edhe skuadra të nivelit të PSG-së e Sitit. Pra, shifrat bëjnë Interin të shpresojë. Duhet (megjithatë) të fitojë e të bëjë tifo në distancë me të veshur një fanellë katalanase. Pse jo atë të Kutinjos...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania