Panorama Sport (Albania)

Sërish shkëndija, Mou-Pogba sherr për parukierin

Prapaskena, Solari e la jashtë Romës sepse nuk i dha dorën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mes Juventusit dhe Iskos futet edhe Mançester Siti dhe kampionët e Anglisë kanë parakaluar "Zonjën" në garën për transferim­in e mesfushori­t nga Reali i Madridit. "AS" konfirmon se ylli i kampionëve të Europës, i cili i ka prishur marrëdhëni­et me trajnerin Santiago Solari, është vendosur në shënjestrë­n e "qytetarëve". Vendimi i argjentina­sit për ta ulur lojtarin në stol në ndeshjen kundër Romës në Champions, jo vetëm konfirmoi problemin që ekziston mes tyre, por nxiti edhe klubet e interesuar­a që të ngrenë antenat për një nga lojtarët që e kanë ndjekur me interes prej vitesh. Pas rilindjes së lojtarit me Zidanin (rinovoi edhe kontratën deri në vitin 2022), Siti dhe Juve u tërhoqën nga gara për të siguruar shërbimet e fantazisti­t. Por tani që Solari e ka lënë jashtë prej secilës nga 6 ndeshjet që drejton madrilenët që kur zëvendësoi Hulen Lopeteguin, riktheu interesin e admiruesve të ish-lojtarit të Malagës. Për të interesohe­t edhe Napoli, ku ai do të rigjente trajnerin Ançeloti, me të cilin punoi në dy vitet e tij të para në Madrid, por edhe Interi. Me Karleton ai luajti 53 herë në sezonin 2013/ 14, duke shënuar 11 gola dhe dhënë 9 asiste, përpara se të bënte të njëjtin numër ndeshjesh një vit më vonë, duke shënuar 6 dhe asistuar 13 gola.

Prapaskena - Mediat madrilene zbulojnë çdo ditë copëza nga marrëdhëni­a e tij

problemati­ke me trajnerin Solari. Në dhomën e zhveshjes, pas humbjes kundër Eibarit, lojtari ka refuzuar që t'i japë dorën teknikut dhe kjo mendohet se ka qenë edhe arsyeja përse ai e la jashtë ndeshjes kundër Romës. Solari nuk e injoroi këtë gjest dhe e pati një

vendim të thjesht për ta lënë jashtë ndeshjes së radhës, duke parë edhe impenjimin e tij në stërvitje. Dhe tensioni mes të dyve pritet të vazhdojë. Siti është gati që të përfitojë dhe për momentin është një hap përpara të gjithë rivalëve që e duan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania