Panorama Sport (Albania)

Kale: Paturpësi me kontratat, FSHF ndihmon miqtë

“Jap 150 € për qiranë, në lokal duhesh... çift”

- ADELA MERKO

Pak ditë pasi u zgjidh çështja "Kale" dhe braziliani debutoi me Flamurtari­n publikohet rrëfimi i tij, ku tregon gjithçka ka ndodhur në kohën që ishte te Kukësi dhe shpjegon historinë e famshme të dy kontratave. Ai e cilëson një paturpësi atë që iu bë prej verilindor­ëve, ndërsa theksonte se FSHF-ja fare mirë...

Pak ditë pasi u zgjidh çështja “Kale” dhe braziliani debutoi me Flamurtari­n publikohet rrëfimi i tij, ku tregon gjithçka ka ndodhur në kohën që ishte te Kukësi dhe shpjegon historinë e famshme të dy kontratave. Ai e cilëson një paturpësi atë që iu bë prej verilindor­ëve, ndërsa theksonte se FSHF-ja fare mirë mund ta kishte zgjidhur këtë histori, por nuk e bëri për shkak të miqësisë që ka me klubet. Intervista e Elton Kalesë për “Yahoo Sports” ka shkaktuar jo pak “tërmet”, pasi ka dhënë detaje që nuk i kishte thënë më herët. Paçka se nga deklarata kuptohet qartazi, që gjithçka e ka thënë pa u arritur marrëveshj­a, pra ndërkohë që ai po stërvitej te Flamurtari­t, ndërkohë shkrimi është botuar më 28 nëntor. “Në kohën kur erdha te Kukësi nuk firmosa menjëherë, pasi më thanë se fillimisht duhet të kryeja testet mjekësore. Unë fillova që të luaja, por asnjëherë nuk ma dhanë një kopje të kontratës. Unë i kam në e-mail gjithçka, ku thuhet se kontrata me vendin e datës së lënë bosh shërbente për ligën, duke qenë se klubi nuk më kishte regjistrua­r brenda afateve. U besova, por nuk e kuptova që kjo ishte një paturpësi. Ata në fakt më pëlqenin dhe donin që unë të kthehesha në ekip, por pas asaj që ndodhi nuk mundën. Nëse do të më kishin telefonuar për të rinovuar, do ta bëja, sepse dëshira ime ishte të qëndroja. U kërkova më pas një shifër të lartë për të rinovuar dhe ata nuk pranuan. Më pas, iu drejtova FIFA-s”, thoshte fillimisht ai.

FEDERATA – Në pritje të vendimit për t’u federuar te Flamurtari, Kale në vijim të rrëfimit thekson: “Jam duke u stërvitur te Flamurtari dhe

duke pritur vendimin e FIFAs. Mund ta provoj këtë dhe avokati më ka thënë se kam 100% shanse që unë fitoj. Federata mund ta kishte zgjidhur çështjen, pasi ne paraqitëm prova. Por, ata janë miqtë e klubeve. Menduan se dhe unë do të pranoja këtë marrëveshj­e, sepse kishte ndodhur edhe më parë dhe futbollist­ët kishin frikë dhe tërhiqeshi­n nga e drejta e tyre”.

KUSHTET – Gjatë deklaratës, ai flet edhe për jetën në Shqipëri, infrastruk­turën dhe çuditë. “Për ata që duan të provojnë Europën, Shqipëria është afër disa vendeve. I jep ndeshjet në televizor, por ka edhe shumë gjëra të paorganizu­ara dhe nuk e di pse ishte kaq i çorganizua­r. Jashtë fushe mungon infrastruk­tura, shumica e ekipeve nuk kanë staf fizioterap­istësh, mjek dhe kjo për mua është baza. Ndoshta dy, tri ekipe nga 10 kanë këtë mbështetje. Gjithçka funksionon në Tiranë. Pavarësish­t se është një vend i vogël, po rritet. Në kryeqytet ka gjithmonë diçka të hapur 24 orë. Edhe për shkak të luftës civile, është një vend në ndërtim e sipër, po zhvillohet. Por, sapo lë qendrën e qytetit, situata komplikohe­t, duket se disa shtëpi do të bien dhe janë njerëz shumë të varfër. Për ata që paguhen në euro, është mirë të jetosh në Shqipëri, sepse kushton pak. Tani jam në Vlorë dhe mund të marr me qira një apartament të bukur për 150 euro. Kam jetuar në Greqi në një dhomë dhe kuzhinë të vogël dhe kam paguar 450 euro në mes të qytetit. Meqë ka shumë myslimanë, ka restorante vetëm për burrat dhe të tjerë vetëm për çifte dhe gra. Pak pasi erdha këtu, isha unë dhe dy lojtarë brazilianë dhe dy biznesmenë në një kafene. Po futeshim në bar dhe të gjithë po na shihnin. Në kohën kur bëmë pagesën e faturës, menaxheri na thotë: ‘Unë e di që jeni të huaj, por këtu ju mund të hyni vetëm në çift apo me një grua’. Ne pamë njëri-tjetrin dhe më pas nisëm që të qeshnim”, përfundoi Kale.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania