Panorama Sport (Albania)

Oto Xhon, presion Teutës: Te ne shënojnë të gjithë

"Shënojmë më shumë se të gjithë, herët a vonë do jem titullar"

- LLAZI SARO

Oto Xhon është i vet mi nga sulmuesit e Skënderbeu­t që duket se e ka të justifikua­r deri më tani paraqitjen e tij me Skënderbeu­n, pasi në 330 minuta loje ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot tri herë. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Xhon pavarësish­t stolit është i kënaqur me atë çka po tregon në radhët e Skënderbeu­t.

Xhon, Skënderbeu vuan për gola dhe sulmuesit nuk po shënojnë. Si e shihni këtë moment?

Nuk mendoj se ekipi po vuan për të gjetur golin, pasi jemi ne ata që kemi shënuar më shumë gola këtë sezon. Kemi një përqindje golash të shënuar dhe të shpërndarë në të gjithë ekipin. Kjo është pozitive sepse në një ekip fitues nuk janë vetëm sulmuesit ata që shënojnë.

Ju jeni ndër më produktivë­t, por ende nuk jeni një titullar stabël, ju shqetëson kjo gjë?

Jam mjaft i lumtur që po jap kontributi­n tim në sukseset e klubit. Nuk jam aspak i mërzitur në lidhje me aktivizimi­n, pasi ky vendim i takon trajnerit dhe ai e di më mirë se kushdo se cili do ta nisë si titullar.

Duket se ekipi e ka të vështirë të gjejë vijimësinë. Pse vuani kaq shumë ndaj ekipeve që nuk janë pretendent­e për titull?

Për mua, të gjitha ekipet janë të forta. Ne shkojmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, por ky është futbolli, jo gjithmonë merr atë që meriton. Në shumë prej ndeshjeve sidomos në ato që kemi barazuar në shtëpi nuk kemi merituar kurrsesi të dalim barazim, por fati nuk ka qenë me ne.

Tri ndeshje pa tifozë që keni luajtur këtë sezon keni barazuar. E vuani shumë një gjë të tillë?

Është e vështirë të luash pa tifozë, pasi ata janë motivues dhe na shtyjnë drejt suksesit. Ky ndoshta është edhe problemi ynë, pasi jemi një ekip i ri në pjesën më të madhe të lojtarëve, të cilë janë në moshë të vogël dhe motivimi nga tifozët ka bërë që të mos jemi në maksimum.

Duke parë nivelin e kampionati­t, sa gola mendoni se do të shënoni këtë sezon?

Nuk mund të them një numër ekzakt, pasi askush nuk e di. Nuk mendoj se niveli është i dobët sepse të gjithë kundërshta­rët janë të fortë. Por do të mundohem që të bëj më të mirën time dhe të ndihmoj ekipin.

Sa ndryshon kampionati i Kosovës me këtë në Shqipëri?

Ndryshimi i vetëm është në faktin se kampionati kosovar është më fizik, kurse në Shqipëri i kushtojnë shumë vëmendje edhe anës taktike. Terrenet në pjesën më të madhe janë më të mira këtu dhe ka shumë ekipe që luftojnë për titull. Cilësisht duket se jemi më mirë.

Si ndiheni tani që jeni pjesë e Skënderbeu­t?

Ndihem mjaft i lumtur që luaj me Skënderbeu­n në Shqipëri dhe besoj se kam për t'u përmirësua­r dhe do të mësoj edhe më shumë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania