Panorama Sport (Albania)

Ardian Mema: Tani është radha e spektaklit në fushë

"Tifozët kanë dhënë maksimumin, ne nuk i kemi shijuar"

- OLSI AVDIAJ

Ardian Mema shpreson që spe ktaklin ta japin lojtarët në derbi. Në konferencë­n për shtyp para sfidës me të kuqtë, trajneri i bardhebluv­e, një "ish" i të dyja ekipeve, shpreson te fitorja, që, sipas tij, është kthyer makth më vete. Tirana nuk e fiton derbin prej më shumë se 4 vitesh e gjysmë dhe prej plot 14 ndeshjesh, por do të kërkojë kthesën e madhe këtë të premte edhe pse misioni do të jetë shumë i vështirë. Me Memën në stol bardheblut­ë, në 6 takime të zhvilluara, ende nuk kanë provuar shijen e fitores në këtë kampionat, duke regjistrua­r tri barazime dhe tri humbje.

Në konferencë­n e parë si trajner i Tiranës thatë që donit Partizanin në debutim, por a është momenti i duhur për derbin?

E thashë kur erdha, pasi doja të jepja një mesazh për lojtarët. Preferoj të bëj ndeshje të forta, si derbi me Partizanin. Është një ndeshje me histori të madhe mes dy skuadrave dhe që përcjell mesazh te lojtarët. Edhe kur kam qenë futbollist, i doja ndeshjet e forta dhe ne ia dilnim mbanë.

Është gati Tirana për të fituar derbin?

Çdo gjë varet nga futbollist­ët, por edhe nga unë. Bashkë me lojtarët e konsideroj­më si ndeshje radhe, edhe pse ka peshën e vet. Lojtarët duhet të bëjnë detyrat si në çdo ndeshje. Karikimi për këtë ndeshje është vetë ambienti dhe historia. Një apo tri pikë vlen Partizani, si çdo ekip tjetër.

Sa e vështirë është të luash një derbi pa tifozë?

Që kur lashë futbollin, takimin e kam parë si tifoz dhe më kanë pëlqyer. Tifozët kanë dhënë spektakël dhe ne që luanim nuk e kemi shijuar. Më shumë ka pasur spektakël në shkallët e stadiumit. Ata kanë "luajtur" më mirë se lojtarët. Shpresojmë që spektakli këtë herë të jetë në fushë nga lojtarët.

A do ketë ndryshime në formacion, veçanërish­t në repartin e mbrojtjes?

Ka ndryshime të vogla. Mbrojtja do jetë njëlloj, mund të lëvizim gjatë lojës. Po të shikojmë golin ndaj Skënderbeu­t, e pësuam në goditje standarde. Aty marrin pjesë edhe mesfusha e sulmi. Nuk ishte faji vetëm i dy qendrave të mbrojtjes, por i të gjithëve. Ishte

vendosje jo e mirë e gjithë grupit.

Presioni këtë herë është te Partizani, për shkak të problemeve jashtë fushës. A e favorizon Tiranën ky fakt?

Çdo lojtar ka peshën e vet te çdo ekip. Alban Hoxha është një ndër portierët më të mirë në Shqipëri. Ky lloj presion është te Partizani, u mungon

një titullar. Duhet të veprojmë mirë para portës, qoftë me Albanin, apo me atë tjetrin. Ekipi im duhet të jetë i përqendrua­r para portës. Kjo është pjesa ime e punës, duke mos marrë në konsiderat­ë kush luan në portë, Alban Hoxha apo tjetërkush.

Keni marrë kompliment­e për lojën e mirë, por nuk keni marrë rezultat. Do të ndryshonit këtë rend për pikët?

Nuk ka trajner që nuk do që ekipi të luajë mirë. Kemi bërë mirë në lojë, por nuk mjafton. Po pres rezultatet, ose më mirë unë edhe futbollist­ët, e duam shumë këtë fitore që nuk po vjen. U bë kohë e gjatë pa fituar. Na ka munguar një fitore. Do ishte kënaqësi po të fitojmë në derbi.

Ju keni qenë një lojtar i Tiranës. Çfarë i mungon këtij grupi për të fituar?

Nuk bëj dot analiza të gjata para ndeshjes se çfarë duhet. Futbollist­ët duhet të përgatiten në aspektin psikologji­k dhe të jenë gati për 90 minuta. Kjo pyetje mund të bëhet në një moment të dytë. Nuk e them dot tani.

Ju shpresoni te fitorja. A mund të arrihet një fitore me gjysmësulm­ues?

Nuk kam deklaruar sesi do të luaj dhe ju nuk mund ta dini. Strategjia është ndryshe për çdo ndeshje. Nuk mund të them sesi do të sulmojmë. Kemi pasur raste, puna e trajnerit është ta çojë ekipin te porta dhe të jetë agresiv para portës. Me këtë gjë kam punuar me skuadrën dhe lojtarët

duhet të jenë agresivë para portës. Lojtarët e mi dalin para portës, por nuk janë agresivë dhe rezultativ­ë për të shënuar gol.

Gentian Muça do jetë i grumbullua­r për ndeshjen derbi?

Muça do të jetë pjesë e stafit, jo në lojë, sepse ende nuk është i gatshëm. Uroj të shërohet shpejt, nuk është gati për lojë. Ai është faktor i rëndësishë­m në ekip. Është një njeri, të cilin e kam njohur shumë shpejt. Ruan ekuilibrat dhe do jetë pjesë e stafit.

Me një pikë në derbi, duke mos llogaritur fitoren, a komplikohe­t situata në renditje?

Dëshira ime dhe e të gjithë tifozëve të Tiranës është të fitojmë. Në futboll njihen të tria rezultatet. Nuk parashikoj dot si del ndeshja nesër (sot). Ne merremi me ata që luajnë, ky është subjektivi­teti ynë si trajnerë.

Te Tirana flitet për sulmin, por ju keni mbrojtjen e tretë më të keqe në kampionat?

Në futbollin e sotëm, blloku është i rëndësishë­m. Një lojtar analizohet edhe në lëvizjet që bën individual­isht, në repart dhe në bllok. Këto bëjnë diferencat në lojë, pozitivish­t apo negativish­t. Në janar mund të shikojmë për lojtarë të tjerë. Kemi nisur të shohim, por nuk është presion për lojtarët që kemi. Duhet konkurrenc­ë, kush ta meritojë, të luajë. Fanellën nuk ta jep Ardian Mema. Tani e kemi mendjen te ndeshja.

 ??  ?? Çast nga derbi i kaluar, Tirana-Partizani 0-1
Çast nga derbi i kaluar, Tirana-Partizani 0-1
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania