Panorama Sport (Albania)

Skema për golin dhe dilemat për portën

-

Seancën e fundit stërvitore, Partizani e kreu në kompleksin "Pepa" në Elbasan. Të kuqtë e Gegës ishin të plotë dhe me humor të mirë, me të vetmen ankesë, erën e fortë. Pavarësish­t se ambienti i kuq ka qenë i trazuar ditët e fundit, kjo gjë nuk është vërejtur një ditë para derbit dhe me sa duket çdo gjë është lënë pas krahëve dhe skuadra është e përqendrua­r totalisht te Tirana.

STËRVITJA- Pas një vrapimi përreth fushës, lojtarët u ndanë në kuadrate dhe vijuan me ushtrimet. Më pas, situatën e mori në dorë përgatitës­i atletik me ushtrimet me karakter fizik. Pjesa më e rëndësishm­e e seancës stërvitore ishin goditjet drejt portës, ku u aplikuan ushtrime nga më të ndryshmet për lojtarët që duhet të godisnin sa më shumë portën. Derbi mund të vendoset nga një episod dhe të tilla konsideroh­en goditjet e dënimit, ku lojtarët provuan disa skema që mund t'i përdorin gjatë takimit të sotëm. Në fund, një lojë e shkurtër mes ekipeve në fushë, me stërvitjen që zgjati afro 60 minuta. ATMOSFERA- Përpara një derbi është shumë e rëndësishm­e atmosfera në ekip. Ka qenë një javë me probleme, nga arrestimi i kapitenit Hoxha te pritja për vendimin e Trashit. Por, këto duken histori të kaluara dhe janë lënë pas krahëve, pasi lojtarët së bashku me stafin bënin batuta dhe të qeshurat nuk mungonin, sidomos kur ndonjë futbollist bënte gabime në ushtrime dhe duhet të "duronte" të qeshurat e shokëve.

ERA- Ka qenë një pasdite e tmerrshme ajo e djeshmja në Elbasan, pasi frynte një erë shumë e fortë. Lojtarët hasën vështirësi në momente të veçanta në kryerjen e ndonjë ushtrimi. Të vetmit që kishin marrë masa për të përballuar të ftohtin ishin mesfushorë­t Hila e Telushi, pa llogaritur normalisht edhe portierët, të cilët kishin veshur tuta. FORMACIONI- Gega ka preferuar që ta mbajë të fshehtë formacioni­n për derbin, praktikë kjo që ndiqet zakonisht nga tekniku i të kuqve. Nuk dha informacio­n me lojën që zhvilloi brenda grupit. Dyshime ka pasur për Malën, por shikohet gati. Gjithsesi, nuk priten surpriza në derbi. Dilema e madhe ka të bëjë me portën: do ulet në stol Alban Hoxha, siç tha trajneri Gega, apo do të jetë titullar? Gjasat janë që të mos luajë, por nuk është e pamundur që kapiteni të zbresë në fushë në derbi, për më tepër që edhe stërvitjen e kreu normalisht. Gjithsesi, gjasat më të mëdha janë që të aktivizohe­t Xhika nga minuta e parë. Vladimir Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania